“Plisat” kërkojnë largimin e Kujtim Shalës

Nga Ejup Llumnica
Grupi i simpatizuesve më të organizuar në vendin tonë "Plisat" kërkon me ngulm largimin e Kujtim Shalës nga posti i kryetrajnerit të skuadrës me më së shumti trofe, Prishtina. Shala, në këtë detyrë ka ardhur në fillim të këtij edicioni futbollistik, ndërkaq me skuadrën e tij arriti që të shpallet kampion vjeshtor. Por, ajo që dëshpëroi ishte eliminimi nga Kupa e Kosovës, kur pësoi humbje para adhuruesve të vet nga Shqiponja. Ky fakt mjaftoi që adhuruesit e skuadrës së trajnerit Shala të shprehën të pakënaqur dhe të kërkojnë largimin e tij të menjëhershëm. "Skuadra ka futbollistë për lakmi. Ata po ankohen për punën e trajnerit dhe ne jemi në ndihmë të futbollistëve", tha fillimisht prijësi i "Plisave", Albert Kastrati. Ai më pas shtoi se, edhe pse Prishtina e fitoi titullin e më të mirit në vjeshtë, ata vetëm një pikë janë larg skuadrave të Besës dhe Trepcës, që mbajnë pozitën e dytë përkatësisht të tretë. "Titulli vjeshtor nuk është asgjë. Kemi vetëm një pikë më shumë se përcjellësit Besa dhe Trepca. Ne u eliminuam nga garat e kupës nga një skuadër që sapo u inkuadrua në Superligë", shprehu indinjatën e tij i pari i "Plisave". "Plistat": Ne nuk e marrim përgjegjësinë Gjatë javës që e lamë pas, drejt timonierit Shala ka pasur edhe kërcënime të ndryshme, që kulmuan me dëmtimin e makinës së tij, gjatë kohës kur Shala ishte duke i drejtuar stërvitjet. Por, Kastrati mohoi që kërcënimet të jenë bërë nga "Plisat". "Ne nuk e marrim një përgjegjësi të tillë. ‘Plisat' nuk bëjnë kësi lloj kërcënimesh dhe nuk na intereson se kush është përgjegjës. Me këtë punë le të merren organet përgjegjëse", tha për "Iliria Post" Kastrati. Edhe drejtori i KF Prishtina, Arbnor Morina, tha se këto cështje u takojnë organeve përkatëse: "Pasi që jemi njoftuar nga Shala, e kemi njoftuar policinë dhe u takon atyre që ta zbardhin këtë". Morina më pas tha se vepra të tilla janë të dënueshme, ndërkaq Kastrati, nga ana tjetër, refuzon ta dënojë këtë akt. "Me rëndësi është që ne nuk jemi përgjegjësit, por nuk e dënojmë atë akt", tha ai, duke aluduar në kërcënimet ndaj Shalës dhe dëmtimit të veturës së tij. "Për ne e rëndësishme është që ai të shkojë sa më parë", tha ai. Edhe pse Kastrati tha se nga ana e tyre i është kërkuar një gjë e tillë edhe trajnerit edhe drejtuesve të klubit, drejtori Morina e mohoi një gjë të tillë: "Nuk është e vërtetë që ‘Plisat' e kanë bërë një kërkesë të tillë". Ai më pas shtoi se edhe po të kishte një kërkesë të tillë, për këtë vendos bordi. "Në raste të tilla unë nuk jam kompetent për të vendosur, për këtë vendos bordi i klubit", sqaroi Morina. Edhe vetë kryetrajneri Shala u shper se nuk ishte në dijeni me kërkesat e fundit të "Plisave": "Për herë të parë po dëgjoj prej juve që më kërkohet nga adhuruesit një gjë e tillë". Shala: Kam marrëdhënie të mira me "Plisat" "Deri më tani kam kaluar shumë mirë si me ‘Plisat', ashtu edhe me drejtuesit e klubit dhe me futbollistët", u shpreh kryetrajneri. Shala më pas shtoi se ata nuk kanë arsye për ta kërkuar largimin e tij. "Ne e fituam Superkupën, u shpallëm kampionë vjeshtorë dhe jemi në rrugë të mirë për ta fituar titullin", tha shkurt ai, duke mos dashur të komentojë më shumë veprimin e fundit të adhuruesve të skuadrës së tij. Por, ai është i bindur se kërcënimet që i kanë ardhur ditëve të fundit, nuk janë bërë nga "Plisat". "Unë kam marrëdhënie të mira me ‘Plisat' dhe jam i bindur se nuk marr kërcënime nga ata", tha Shala. Por, thirrjes së udhëheqësve të "Plisave" iu kanë bashkuar edhe një numër i theksuar i adhuruesve, nëpërmjet një sondazhi të bërë në faqen e tyre të internetit (www.prishtinaplisat.com). Deri në përpilimin e këtij shkrimi, 117 adhurues kishin votuar për largimin e tij, ndërkaq vetëm 4 ishin për mbetjen e Shalës në këtë post. Megjithatë, fjalën e fundit do ta thotë bordi i skuadrës, i cili pritet të mblidhet gjatë kësaj jave. Sondazhi i www.prishtinaplisat.com: Për largim 117 vota Për mbetje 4 vota