Plot opsione për Beckham

David Beckham e ka përjashtuar mundësinë që të kthehet në Premierligë, por ka zbuluar se është në shënjestër të disa klubeve të mëdha evropiane.
“Kam luajtur në klubin më të madh anglez dhe nuk mund ta shoh veten në një fanellë tjetër nga Premierliga. Kam opsione, kjo është e pabesueshme për moshën që kam. Disa klube të mëdha evropiane janë të interesuar për shërbimet e mia”, deklaroi mesfushori anglez, në një intervistë për BBC.
‘Spice-boy’ duket se do të largohet nga Los Angeles Galaxy, pasi e fitoi titullin e kampionit në MLS.