Plugu i Fierit dhe Mezhgorani bojkot zgjedhjeve, kërkojnë shtrimin e rrugëve

Tepelenë, 28 qershor, NOA - Në Plug të Fierit dhe në Mezhgoran të Tepelenës, banorët kanë bojkotuar votimin.
Këto janë dy zona në jug të vendit, banorët e të cilave pohojnë se janë përballur me indiferencën e qeverive ndaj tyre, prandaj nuk janë të interesuar për të votuar.
Konkretisht, ata kërkojnë si një ndër pikat kryesore nga qeveria e tyre, shtrimin e rrugëve që rrethojnë fshatrat e tyre.
Ndërkaq, sa u përket problemeve të para zgjedhore që janë vënë re në zona të ndryshme të vendit, të tilla kanë qenë në Bubq të Krujes dhe në Pukë, ku mungon baza materiale dhe votimi nuk ka nisur ende, ndërsa në Devoll nuk është paraqitur komisioneri i PSD-së, i cili do zëvendësohet.
n.e/NOA