E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia: Deri tani asnjë incident lidhur me procesin zgjedhor

Tiranë, 28 qershor, NOA Deri në këtë moment në të gjithë qarkun e Tiranës nuk është evidentuar asnjë incident, në lidhje me procesin zgjedhor dhe rendin e sigurinë publike në tërësi.

Kjo bëhet e ditur për agjencinë e Lajmeve NOA zyrtarisht nga Drejtoria e Policisë e Qarkut Tiranë, e cila shton se në zbatim të detyrimeve ligjore për zhvillimin normal të zgjedhjeve për Kuvendin po zbaton me me përpikmëri përgjegjësitë e saj ligjore.
Në këtë konteks, sot me fillimin e veprimeve paraprake nga komisionet e qendrave të votimit për çeljen e votimit, në qarkun e Tiranës, Policia e Tiranës është tërhequr nga objektet zgjedhore, duke u vendosur më pas brenda komisariateve të policisë, si dhe në vendet e dislokimit larg qendrave të banuara, sipas përcaktimeve ligjore, shërbime të cilat do të lëvizin vetëm me kërkesë të komisionit të qendrës së votimit dhe KZAZ-së, si dhe në rastet e ngjarjeve apo konstatimeve të shkeljes e cënimit të rendit publik dhe në ngjarje konkrete, thuhet në deklaratën për shtyp të botuar nga ky institucion.
Duke shtuar se punonjësit e policisë të Qarkut Tiranë, në kryerjen e detyrave zgjedhore, janë udhëhequr nga profesionalizmi, paanësia, objektiviteti dhe zbatimi rigoroz i ligjit.
n.e/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›