Çekia shtyn vendimin pwr radarin amerikan
Prag - Parlamenti i Çekisë ka shtyrë votimin rreth lejimit të ndërtimit të bazës së radarit amerikan në këtë vend. Mbështetësit e shtyrjes së votimit kanë thënë se nuk është e qartë nëse presidenti amerikan do të vazhdojë zbatimin e planit. Ndërtimi i radarit do jetë pjesë e ngritjes së një pjese të mbrojtjes raketore amerikane në Çeki dhe në Poloni. Plani i nisur nga administrata Bush ka hasur në kundërshtimin e ashpër të Rusisë.