Porosia e Schultz për Daçiç: PE-ja kërkon që Serbia të njoh Kosovën
Bruksel- Njohja e Prishtinës zyrtare është kushti që Parlamenti Europian sheh për antarësimin e Serbisë në Bashkimin Europian. Kjo ishte porosia që i është dhënë kryeministrit serb, Ivica Daçiç në Bruksel, raporton B92.
Presidenti i Parlamentit Europian, martin Schultz, u tha reportorëve pas takimit në kreun e qeverisë serbe se ai pati një takim shumë ‘të siqertë’ me Daçiç, ku shprehu se marrëvëniet midis Serbisë dhe Kosovën duhet të përfundojnë në një dialog paqësor dhe njohje reciproke.
“Ne e kemi shumë të qartë se ka ende shumë rrugë për të bërë, me shumë pengesa, siç është ‘footnote’, PE nuk do të hyjë në detaje sepse kjo është një çështje që u përket diplomatëve dhe qeverive përkatëse”,- deklaroi Schultz.
“Qëllimi ynë është që më në fund Serbia të munt t`i bashkohet BE-së duke realizuar fillimisht një marrëdhënie të paqtë dhe të qëndrueshme mes dy vendeve”.- vijoi ai.
Për presidentin e PE-së, kjo është një gjë e vështirë por jo e pamundur dhe ai shpjegoi se Europa si një e tërë dëshiron që Serbia ta njoh Kosovën.
Schultz gjithashtu i tha reporterëve se gjatë takimit me Daçiç u fol për luftën kundër korrupsionit në vend, zhvillimit ekonomik dhe papunësisë.
Nga ana e tij Daçiç theksoi vendosshmërinë e qeverisë së tij për të vijuar rrugën e integrimit europian, duke përmbushur më së miri kriteret e Kopenhagenit, dhe duke u bërë një aktor paqeje dhe stabiliteti në rajon.
/IDEA/