E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plumba ne disko, kerkohet 24-vjecari

Durres - Nje 24-vjecar, nga qyteti i Durresit, dyshohet se ka plagosur me pistolete nje bashkeqytetar mbremjen duke u gdhire dita e djeshme. Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Durresit bene te ditur se Gazmend Collaku, banor i lagjes numer 18 eshte shpallur ne kerkim. Ai akuzohet se ka plagosur me pistolete pas nje grindjeje per motive te dobeta 38-vjecarin me iniciale K.B., banor i te njejtes lagje. Ngjarja ka ndodhur ne lokalin "Bar Disko Riviera" ne lagjen numer 1, ne "zemer" te qytetit bregdetar. Plumbi e ka kapur ne kembe viktimen, i cili aktualisht eshte jashte rrezikut per jeten. Burime nga uniformat blu bene te ditur se ne cilesine e proves materiale u sekuestrua nje pistolete tip "Zastava", si dhe nje kreher me fisheke. Gjate muajit te kaluar ne Qarkun e Durresit jane evidentuar 2 raste te plagosjes se rende me dashje dhe 7 te tjera te plagosjeve te lehta.
K.J

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›