Plumba pas sherrit ne lokal
Shkoder- Sherri pas pijes ne lokal, per pak sa nuk ka degjeneruar ne nje tragjedi te vertete. Nje 31 vjecar eshte plagosur me arme zjarri ne lagjen "Liria" te Shkodres, kurse policia vendore arrestoi pak ore pas krimit te mengjesit te djeshem, te dyshuarit Syrri Rexhepi dhe Zamir Kisha. Burime zyrtare konfirmuan lajmin dhe bene me dije se ndalimi eshte kryer nen akuzen e "vrasjes se mbetur ne tentative" dhe "moskallezim krimi e fshehje te autorit". Fatlum Sh. eshte derguar ne gjendje te rende ne spitalin rajonal ku i eshte nenshtruar nje nderhyrje kirurgjikale per disa ore dhe ka dale jashte rrezikut per jeten.
Krismat e armeve jane degjuar rreth ores 01:00 te mengjesit te djeshem ne lagjen "Liria" te qytetit verior. Policia tha se protagonistet e sherrit qe nisi ne lokal, jane edhe fqinj me njeri-tjetrin. Syrri Rexhepi, 43 vjec dhe Zamir Kisha, 44 vjec, te dy banues ne lagjen "Salo Halili", jane konfliktuar ne lokal me Fatlum Sh., 31 vjec. Sipas hetimeve te kryera motivet kane qene banale dhe debati ne fjale mes komshinjve ne lokal, ka perfunduar ne perleshje dhe perdorimin e armeve. Grindja eshte postuar nga ambientet e lokalit jashte tij, ku Rexhepi dyshohet se ka qelluar disa here me pistolete mbi 31 vjecarin, duke e lene te plagosur rende. I demtuari mesohet se gjendej po ne te njejtin lokal me dy agresoret dhe eshte banues po ne lagjen "Salo Halili" te Shkodres. Policia dyshon edhe per ndonje konflikt te hershem mes paleve, por pista e pare eshte ajo e perplasjes per shkaqe banale, fyerjeve mes tre personave.
Burime nga spitali thane se aktualisht i plagosuri ndodhet ne reanimacionin e spitalit rajonal Shkoder, ne gjendje kritike per jeten, megjithese operacionin e ka kaluar me sukses. Ndaj Rexhepit eshte ngritur akuza e "vrasjes me dashje te mbetur ne tentative dhe mbajtjes pa leje te armeve dhe municioneve luftarake", kurse Zamir Kisha, per veprat penale te "moskallezimit te krimit" dhe "mbajtjes pa leje te armeve dhe municioneve luftarake".