Te dehurit masakrojne oficerin
Peqin- Tre persona, mes te cileve nje i mitur, carmatosin dhe rrahin barbarisht nje oficer te policise se komisariatit te Gramshit. Bledar Kruja, 28 vjec, eshte sulmuar gjate oreve te vona te se dieles ne rruget e Peqinit ndersa kthehej per ne banese pas sherbimit. Ngjarja ka ndodhur ne bulevardin kryesor te ketij qyteti, kurse policia arrestoi nje prej te dyshuarve, Agim Kumbaro, 20 vjec, shpalli ne kerkim 16 vjecarin D. H., dhe po punon per identifikimin e te tretit. Mesohet se oficeri ka perfunduar ne spital, me fraktura te renda ne pjese te ndryshme te trupit dhe ne fytyre, ndersa shkak i ngjarjes dyshohet te jete dehja me alkool e te rinjve.
Efektivi i policise Bledar Kruja, ka qene duke udhetuar i vetem ne momentin qe sapo ishte ndare nga nje shok i tij pas kthimit nga sherbimi i turnit te dyte ne komisariatin e Gramshit. Burime zyrtare thane se sipas rrefimit te te demtuarit, qe njohu dy nga agresoret, nga nje makine qe ndaloi ne bulevard, kane dale tre te rinj te cilet filluan ta godasin me shkelma dhe grushta. Konflikti ka qene teper i ashper dhe gjate perleshjes, efektivi i policise eshte perplasur me deren e jashtme te nje banese ne Peqin, duke e shembur ate. Pikerisht ne kete moment, tre te rinjte kane perfituar qe ta carmatosin oficerin. Ne largim e siper e kane goditur edhe disa here te tjera me shkelma, duke e lene pa ndjenja ne vendngjarje. Banoret thane se degjuan zhurma dhe me pas disa te shtena arme. Deshmitaret gjeten 28 vjecarin te pergjakur dhe e derguan menjehere per ne spitalin e qytetit.
Pas pak minutash ne vendngjarje ka shkuar furgoni i grupit te gatshem. Sipas te dhenave te repartit kirurgjik, oficeri Bledar Kruja ka pesuar demtime ne syrin e majte dhe trauma ne pjese te ndryshme te trupit. Ne njoftimin zyrtar, Drejtoria e Policise Elbasan, nder te tjera citon se, "seksioni i Krimeve Kunder Personit ka arrestuar ne flagrance si te dyshuar Agim Kumbaron, 20 vjec, me banim ne Peqin". Policia konfirmoi edhe carmatosjen e efektivit kur ishte ne gjendje shoku. Burime nga spitali thane se 28 vjecari ndodhet jashte rrezikut per jeten, ndersa ka nje plage ne syrin e majte dhe hematoma ne trup. Ndaj autoreve ka filluar ceshtja penale e "goditjes per shkak te detyres".
Precedentet, 80 raste brenda vitit
Fyerjet, kundershtimet, sulmet dhe dhuna ndaj uniformave blu jane mjaft te shprehura ne qarkun e Elbasanit. Gjate ketij viti kane ndodhur mbi 80 raste te kesaj natyre. Por shpesh policet dhe oficeret e policise i terheqin vendimet per te mos pasur konflikte te metejshme me qytetaret. Por ne shume raste, gjykatat kane dhene vendime me denime ne vite burg, per te dyshuarit qe sulmojne efektivet e rendit.
Fatos Salliu