Plumba per hakmarrje te riut
Enkelejda Arapi
DURRES - Vrasje per hakmarrje ne qytetin e Durresit. Pese plumba kane mjaftuar, per ti marre jeten Denis Zanit, 28 vjec, nga qyteti bregdetar. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 17:00 te mbremjes se djeshme ne lagjen numer 18 Durres, pikerisht prapa stadiumit "Niko Dovana". Autori i dyshuar i kesaj ngjarjeje, Qemal Cerriku, 20 vjec eshte vene ne pranga vetem 3 ore me pas, ne vendin e quajtur "3 cezmat", ne Durres, ku i eshte gjetur dhe arma e tij, e llojit pushke. 28-vjecari Zani, eshte qelluar disa here me plumba te pushkes dhe ka mbetur i vdekur ne vend. Autori i krimit, 20-vjecari Cerriku eshte larguar menjehere nga vendngjarja, per tu kapur me vone. Dyshimet e policise jane se, Denis Zani, te jete vrare per motive hakmarrjeje. Viktima dyshohet te jete i implikuar ne vrasjen e te vellait te autorit te dyshuar, Marjo Cerriku, e ndodhur tre vjet me pare. Fakt ky i pretenduar nga autori i krimit, por i pakonfirmuar nga policia e Durresit. Por nuk perjashtohen dhe motive te tjera, si perfshirje ne ndonje aktivitet te paligjshem pasi ai njihej si person me precedent.
Vrasja
Ne kohen qe 28-vjecari po ecte i vetem pikerisht para stadiumit "Niko Dovana", i eshte afruar Qemal Cerriku dhe vetem brenda pak minutave ai ka qelluar ndaj shenjestres se tij. Deshmitare ne vendngjarje, pohojne se 28-vjecari Denis Zani, po ecte ne trotuar, nderkohe qe iu afrua nje person. Vetem brenda pak minutave ata nisen te debatonin me ze te larte. 20-vjecari e ka akuzuar viktime se, tre vite me pare i kishte vrare te vellane Mario Cerrikun. Por, pretendimi i autorit te krimit, sipas deshmitareve eshte hedhur poshte nga 28-vjecari Zani, i cili i ka thene se nuk kishte lidhje me vrasjen e ndodhur tre vite me pare dhe se ishte i pafajshem. Por, kjo nuk e ka qetesuar aspak te dyshuarin per vrasje, i cili ka nxjerre pushken nga rrobat, duke qelluar disa here ne drejtim te 28-vjecarit. Per pasoje ai ka marre plage te renda, duke gjetur vdekjen e menjehershme, nderkohe qe autori i krimit eshte larguar menjehere nga vendngjarja.
Deshmitaret
Kane qene te dhenat e marra nga deshmitaret dhe zbardhja e plote e debatit mes viktimes dhe autorit te dyshuar, qe ka ndihmuar policine ne identifikimin e autorit, i cili eshte shpallur ne kerkim. Forca te shumta te rendit kane ngritur postblloqe ne te gjithe akset paresore dhe dytesore te qytetit te Durresit. Pikerisht gjate ketyre aksioneve policia ka arrestuar dhe te dyshuarin, Qemal Cerriku. Burimet thane se, ai eshte ndaluar ne oren 20:00, ne vendin e quajtur "3 cezmat" dhe i eshte gjetur dhe arma e krimit. Policia e Durresit beri me dije se 28-vjecari sapo kishte dale nga burgu, pasi ishte denuar per vrasje te mbetur ne tentative. Policia e Durresit eshte vene ne kerkim te autorit te ngjarjes se rende. Sipas deshmitareve ne vendngjarje dy personat kane debatuar me njeri tjetrin, pak minuta perpara se te ndodhte krimi.