Pluton Vasi shfaqet me filmin e tij te ri

Historia e filmit rrefen dilemen e brendshme te nje gazetari.
Ai, teksa realizon nje dokumentar mbi personalitetin e njeriut ne Shqiperi, gjendet perballe njerezish me personalitete te dyjezuara, cka e shtyn te kuptoje, se tek e fundit, edhe ai vete eshte i perfshire ne kete vorbull.
E nderthurur me personazhin kryesor, nje pjese e rendesishme e filmit eshte edhe arkiva e pasur me pamje filmike te hershme.
“Flimi merr persiper qe te thote te verteten. Cdokush nga ne ka nje biografi. Me arshiven i jep ne fund te fundit te drejten e qytetarise asaj qe sot e kesaj dite vertitet qe mos beni me thasheme. Nuk ka bote pa thasheme. Ato jane ne thelb nje e vertete qe duhet thene. Arshiva eshte nje gje qe duhet pohuar, pasqyruar, duhet nxjerre”, pohoi Vasi.
Nje tjeter vecanti e ketij filmi, eshte edhe teknika e realizimit, e pasur me ngjyra te mbushura me personifikime. “Ajo eshte nje arshive, eshte nje e shkuar, por aty ka edhe nje te sotme.
Teknikat nuk jane perdorur me mendimin per te bere pershtypje. Nese ne pjesen e pare te filmit eshte perdorur ngjyra roze, eshte perdorur sepse marredhenia eshte roze, nese ne marredhenien me punen dhe arshiven eshte perdorur bardhezija, ajo eshte perdorur sepse personazhi ka kohe qe sheh bardhezi.
Kur futesh per te pare nje film eshte njesoj sikur shikon nje enderr. Momentin kur ne tregojme nje enderr nuk themi kurre se cfare ngjyre e shikojme”, shpjegoi Vasi.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code