Te henen, Kodi Zgjedhor dhe ligji per prokurorine

Por ndersa efektet e ketij te fundit do te jene me pak te dukshme pas miratimit te tij, Kodi Elektoral, qe u kthye nga presidenti gati nje muaj me pare, do te mbizoteroje skenen e politikes shqiptare deri ne zgjedhjet e ardhshme.
Kjo pasi Kodi percakton ne menyre te detajuar rregullat e procesit elektoral, standardet e te cilit vleresohen si test shume i rendesishem per Shqiperine.
Veprimi i pare qe do te behet pas hyrjes ne fuqi te Kodit, domethene pas 15 ditesh, eshte shpallja e dates se zgjedhjeve parlamentare nga presidenti i Republikes, i cili ktheu ligjin me arsyetimin e pamundesise kohore per te dekretuar zgjedhjet brenda afatit 9 mujor qe parashikohej ne variantin e pare te ligjit elektoral.
Qe tani, mund te thuhet me siguri se brenda muajit janar shqiptaret do te mesojne diten kur do te shkojne ne kutite e votimit.
Kjo sepse, ne raportin qe do te paraqese para kuvendit, komisioni i reformes zgjedhore, duke mbajtur qendrim kritik ndaj aktit te presidentit, percakton detyrimin e presidentit per te dekretuar daten e zgjedhjeve brenda 7 diteve nga hyrja ne fuqi e Kodit Elektoral, nga mesi i muajit janar.
Kjo do te thote se presidenti duhet te dekretoje daten e zgjedhjeve, ne konsultim me partite politike, pa kaluar janari i 2009-es.
Dy mundesite e vetme qe ka lene ligji i ri zgjedhor jane datat 21 dhe 28 qershor.
Por cilado date qe te vendoset, e sigurt eshte se cdo dite e vitit te ri 2009 deri ne diten e votimit, per te gjitha partite politike do te jete nje dite ne fushate elektorale.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code