E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, ndërhyrje në mbi 40 rrugë

Ky institucion do të kryejë ndërhyrjen brenda muajit, teksa janë identifikuar të gjitha segmentet problematike. Sipas të dhënave, janë të paktën 40 rrugë ku do të bëhen ndërhyrje.

Drejtori i Përgjithshëm i Planifikimit dhe Menaxhimit të Shërbimeve në Bashkinë e Tiranës Taulant Zeneli, tha se deri tani ndërhyrja ka qenë e pamundur për shkak të kushteve jo të përshtatshme atmosferike por përmirësimi i tyre do të mundësojë ndërhyrjen për rehabilitimin e tyre. Aktualisht bëhet fjalë për mbi 50 segmente rrugore në kryeqytet.

Një tjetër problem shqetësues mbetet dhe vjedhja e kapakëve të pusetave mungesa e të cilave shpeshherë bëhet shkak për aksidente të ndryshme. Z.  Zeneli u ka bërë apel qytetarëve të njoftojnë kur konstatojnë mungesën e këtyre kapakëve si dhe të denoncojnë kur konstatojnë persona të cilët i marrin ato.

“Dua të theksoj një problem që është hasur gjatë kësaj periudhë, të humbjes së kapakëve të pusetave që përbën shqetësim për transportin, për mjetet motorike apo edhe për këmbësorët që çojnë në aksidente. Duam t’u bëjmë një apel qytetarëve të njoftojnë kur ato mungojnë. Ju sigurojmë që brenda një muaji kjo situatë aktuale që është në rrugët e Tiranës do të përmirësohet në një cilësi shumë të mirë. Puna do të fillojë në rrugët kryesore dhe atje ku problematika është më e madhe.  Kjo nuk ka të bëjë me investimet që janë parashikuar në buxhetin e vitit 2012 të Bashkisë së Tiranës, projektet e të cilat janë në finalizim e sipër dhe zbatimi i tyre do të fillojë nga fundi i prillit ose në fillim të majit”, nënvizoi ai.

Lista e rrugëve ku do të ndërhyhet menjëherë
•    Konferenca e Pezes (te fabrika e Birres dhe kthese Yzberishtit)
•    Llazi Miho (mungojne kapake pusetash shiu)
•    Rruga Kavajes (te Kisha Ortodokese)
•    Isuf  Elezi dhe Frank Bardhi (te Kristali)
•    Ibrahim Rugova(te ura Taiwan)
•    Ndre Mjeda
•    Ibraim Pash Bushatlliu (vazhdimi I Don Boskos)
•    Naim Frasheri
•    Pjeter Bogdani
•    Nikolla Tupe  
•    “Brigada 8”
•    Perlat Rexhepi
•    Adem Jashari
•    Taxhedin Baholli  
•    Ali Kelmendi (mungojne kapake pusetash shiu)
•    Bedri Karapici,
•    Rruga e Qelqit,
•    Hamdi Pepo,
•    Zyber Zeneli
•    Hysni Gerbolli
•    Vellezerit Manastirlliu
•    Shyqeri Berxolli  
•    Hajdar Hidi
•    Mihal Duri
•    Gjon Muzaka
•    Him Kolli
•    Mujo Ulqinaku   
•    Islam Alla
•    Bogdani  
•    Selite rruge te demtuara
•    Stacioni I autobusit te Libri universitar
•    Beqir Rusi (Prapa shkolles Emin Duraku)
•    Donika Kastrioti
•    Sheshi te stadiumi” Selman Stermasi”
•    Gjin Bue Shpata
•    Tish Dahija
•    Milto Tutulani
•    Lidhja e Prizrenit
•    Frosina Plaku
•    Arjanitet (Mbrapa cirkut)
•    Sulejman Pasha (Mbrapa cirkut)
•    Rr. Hamdi Cenojmeri→ gropa anash
•    Rr. Petraq Leka (mungojne kapake pusetash shiu)
•    Sheshi Italia

Objektet që nuk janë rehabilituar pas dhënies se lejeve për çarje rruge

1.    Rruga “Ylbere Bylykbashi”     Njësia  7        
2.    Rruga “Irfan Tomini”        Njësia  5        
3.    Rruga “Sulejman Delvina”      Njësia  5        
4.    Rruga “Reshit Çollaku”             Njësia  10    
5.    Rruga “Pandi Dardha”            Njësia  11        
6.    Rruga “Lord Bajron”        Njësia  11            
7.    Rruga “Ali Pash Gucia”        Njësia  8        
8.    Rruga “Haxhi Hysen Dalliu”    Njësia  9        
9.    Rruga “Princ Vidi”            Njësia  11    
10.    Rruga “Myslym Shyri”                Njësia  7 dhe 10    
11.    Rruga “Zenel Baboçi”        Njësia     9
12.    Rruga “Dëshmorët e Fekenit”    Njësia     7
13.    Rruga “Frosina Plaku”                 Njësia  7

/Start/

                                                                                             2012-02-26 13:24
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›