As çekët nuk na e hoqën errësirën!

Por, tani pas rreth tre vitesh që kurse kompania çeke CEZ Shpërndarje mori në dorë furnizimin e qytetarëve me energji elektrike, situata nuk ka ndryshuar shumë.
Rrjeti i shpërndarjes së energjisë është thuajse në të njëjtat kushte, teksa kompania çdo javë lajmëron konsumatorët për ndërprerje të rrymës për shkak të defekteve në rrjet.
Në zonat veriore të vendit, kur kushtet atmosferike janë përmirësuar djeshëm ditët e fundit, qindra banorë ndodhen ende pa energji.
Kështu, në Qarkun e Shkodrës, pa energji prej ditësh janë fshatrat Vilë, Arrë dhe Kishë, ndërsa në fshatrat e tjerë ndërprerjet janë thuajse të zakonshme. Edhe në Kukës, shumë fshatra janë pa energji elektrike prej ditësh, për të mos thënë prej javësh. Pa energji gjatë ditës së sotme janë komunat Kolsh dhe Surroj si dhe fshati Nomaj në Arrën për shkak të djegies së transformatorit.
Por, nëse në zonat malore ndërprerjet e energjisë janë të justifikuara për shkak të kushteve të vështira atmosferike dhe terrenit malor, në zonat fushore të vendit, situata nuk ndryshon shumë. Javën që vjen, kompania CEZ ka paralajmëruar ndërprerje energjie në shumë zona të jugut të vendit, dhe sigurisht, arsyeja janë ndërhyrjet në rrjet.
“Në kuadër të përmirësimit të rrjetit tonë energjetik, CEZ Shpërndarje do të ndërmarrë këtë javë një sërë remontesh në zona të ndryshme të Shqipërisë. Për shkak të këtyre remonteve, në disa zona do të ketë edhe stakime të energjisë elektrike”, ishte njoftimi zyrtar i kompanisë të bërë të premten e shkuar.
Sipas të dhënave të CEZ-it, ndërprerje energjie duke nisur nga e hëna do të ketë në Bashkinë e Korçës, Komunën Ndërmenas, në Qarkun e Vlorës, mungesë energjie do të ketë Bashkia Selenicë, Komunat, Armen, Llakatund, Selishtë, Qesarat, Krahas, etj. Në Bashkinë e Kuçovës, krahas qytetit, mungesë energjie do të ketë edhe Ura Vaj Gurore, Komunat Poshnje, Sinjë, Perondi, Kozare, etj.
Edhe fshatrat dhe në disa lagje të Tiranës do të kenë sërish mungesë energjie, si komuna Dajt, Krraba, Baldushku, Bërzhita, Iba, etj. Pavarësisht se në njoftimin zyrtar të kompanisë thuhet se ndërprerjet do të kryhen nga ora 09:00-13:00 në realitet nuk ndodh kështu, pasi mungesa e energjisë në shumë raste zgjat më shumë se 12 orë. Mungesë energjie do të ketë edhe në Velipojë dhe në disa fshatra përreth. /S.Lleshi/Start/
2012-02-26 15:49