E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekuestrohet 122 kg drogë në kufirin shqiptaro-grek

Policia e rajonit të Igumenicës ka sqaruar se dy automjete të dyshimta po lëviznin në drejtim të Igumenicës, të nisura nga Saranda.

Policia greke ka ngritur një post-bllok brenda kufirit helen, duke kontrolluar dy automjetet. Në njërin nga automjetet, tip fuoristradë, që drejtohej nga një grek 43-vjeç, policia ka gjetur 93 pako me sasi totale 122 kg 462 gram lëndë narkotike kanabis sativa.

Ndërkohë, automjeti i dytë i drejtuar nga po një grek shërbente si shoqërues i drogës. Policia ka arrestuar dy trafikantët, teksa është sekuestruar edhe sasia e drogës. Grekët kanë deklaruar se drogën e kishin siguruar në Shqipëri nga disa shtetas, dhe se destinacioni i saj ishte Athina. /Start

                                                                                             2012-02-26 13:01
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›