E Shtunë, 31 Tetor 2026

Po behet realitet levizja e lire e shqiptareve ne BE

30-09-2010 / Gazeta 55

Kreu i qeverise pershendet vendimin e Parlamentit Evropian

Kryeministri Sali Berisha ka pershendetur dje gjate mbledhjes se Keshillit te Ministrave vendimin e djeshem te Komisionit per Drejtesine dhe Lirite Civile ne Parlamentin Evropian duke miratuar rezoluten e pershpejtimit te procesit te heqjes se vizave per te gjithe qytetaret shqiptare. Kreu i qeverise tha se shume shpejt shqiptaret do te levizin pa viza ne zonen Schengen ndersa liberalizimi i vizave eshte i bazuar ne luften kunder korrupsionit dhe reformat e medha te ndermarra nga ekzekutivi.
Udherrefyesi dhe reformat kane pasur shume rendesi per procesin e vizave. Ky perben nje vendim tjeter shume te rendesishem per qytetaret shqiptare te cilet eshte parashikuar qe brenda ketij viti te levizin te lire ne te gjithe hapesiren lsquoSchengen tha kreu i qeverise.
Kryeministri theksoi gjithashtu se ky akt historik duhet marre si nje proces i cili duhet te njohe konsolidim te vazhdueshem ne te gjitha shtyllat qe e bene ate te mundur.
Duhet te njohe modernizim te vazhdueshem duhet te njohe zhvillime te reja e bazuar ne luften kunder krimit te organizuar korrupsionit kontrollin e kufijve strukturat e pershtatshme per te rikthyerit pra ne te gjithe keto aspekte ne duhet te ridimensionojme ose te konsolidojme me tej sepse mendojme se udherrefyesi dhe reformat kane pasur nje rendesi pozitive te jashtezakonshme per modernizimin ne teresi te infrastruktures sone ne keto aspekte tha me tej kryeministri Berisha.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›