E Diel, 1 Nëntor 2026

Bijte e eterve votojne vetem gjykatat speciale te krimeve

30-09-2010 / Gazeta 55

Pas paralajmerimeve per protesta antishqiptare bijte e Bllokut qe drejtojne sot PS-ne kane refuzuar rekomandimet e SHBA-se dhe fondet e taksapaguesve amerikane duke deklaruar se me mire hane bar sesa te tradhtojne teorine e revolucionit permanent qe do te rrezoje pushtetin qe del nga vota. Frazat antiamerikane i ka artikuluar dje Gramoz Ruci ministri i fundit i Sigurimit te Shtetit. Sot do te jete edhe prova e zjarrit per deputetet e LMN-se te cilet kane rastin te tregojne nese jane me NATO-n apo me miqte filosllave te Edvinit

Partia Socialiste ka shenuar dje gafen me te madhe ne historine e saj politike pluraliste teksa ka injoruar apelin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes per te miratuar ligjin per ngritjen e Gjykates Administrative. Vendimi i grupit parlamentar ka qene lsquojo dhenies se konsensusit per kete ligj te rendesishem pjese e rendesishme e projekteve te USAID per rregullimin e marredhenieve mes biznesit dhe shtetit. Ashtu sic kishte paralajmeruar nje dite me pare kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruci Partia Socialiste do te kushtezoje votat derisa mazhoranca te pranoje paketen e paraqitur nga opozita ku ne themel eshte hetimi i zgjedhjeve. Vetem nje dite perpara se Kuvendi te shqyrtoje ligjin per Gjykaten Administrative Partia Socialiste ka vendosur qe te mos e votoje ate ne seancen plenare te se enjtes dhe duket se lidershipi seshte tronditur as pas negociatave te vona qe perfaqesues te faktorit nderkombetar zhvilluan mbreme deri ne oret prane mesnates. Deklarata se grupi parlamentar do te mblidhet edhe njehere sot ka qene shume pak per negociatoret qe kerkonin nje po te plote per nje projekt qe ka konsensusin e nderkombetareve.
Por mbledhja e parlamentareve socialiste nuk ka shkuar e gjitha ne favor te vendimit eunuk te njerezve te Edvinit. Perfaqesuesit e Levizjes per Mendim Ndryshe ne PS kane kundershtuar ashper vendimin e shumices se deputeteve te majte duke i kujtuar Edi Rames se ky ligj financohet nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe se nuk eshte ne interes te qeverise. Por polemika e Edvinit ka qene e menjehershme duke i kujtuar deputeteve kritike Ben Blushi dhe Arben Malaj se nese nuk u pelqen vendimi i grupit mund te largohen nga mbledhja.
Per Gjykaten Administrative reagoi 3 dite me pare vete ambasada e SHBA-ve ne Tirane duke theksuar se Shqiperia rrezikon ti nderpriten fondet qe perfiton nga Programi i Pragut te Dyte te Korporates Sfida e Mijevjecarit nese deri ne fund te javes nuk miratohet projektligji per Gjykaten Administrative. Mesa duket Edvini e ka konsideruar si beteje personale te cenoje interesin e vendit dhe perjashtimin nga financimi i projekteve te rendesishme nga SHBA-te.
Mungesa e Gjykates Administrative i shkakton biznesit ne vend cdo vit nje humbje prej 400 milione euro. Njekohesisht me mos miratimin e ligjit per ngritjen e kesaj gjykate Shqiperia rrezikon perjashtimin nga programet e financimit te shteteve te Bashkuara te Amerikes.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›