E Diel, 1 Nëntor 2026

6 ore si kane mjaftuar Dritan Agollit ti rrefeje akuzes te gjitha te paberat e bashkise se Tiranes

30-09-2010 / Gazeta 55

Njeri nga te besuarit e Edi Rames eshte pergjigjur dje per 6 ore rresht lidhur me mafian e ndertimeve dhe te sherbimeve qe ka pushtuar bashkine e Tiranes megjithate i takon prokurorise te vleresoje shkallen e pergjegjesise qe ka Edvini per skemen mafioze qe po i ze frymen kryeqytetit

Prokuroria e Tiranes ka nisur hetimet per korrupsion ne bashkine e Tiranes. Administratori i Pergjithshem i bashkise Tirane Dritan Agolli eshte therritur dje ne Prokurorine e Tiranes ku eshte marre ne pyetje nga prokuroret per 6 ore me radhe. Akuzat dhe denoncimet e investitoreve te ndryshem ne kryeqytet per gjobvenie si dhe ryshfet ne procesin e leshimit te lejeve te ndertimit kane vene ne levizje organin e akuzes.
Pas deshmise se pak diteve me pare te dy investitoreve Arian Tartari dhe Rrahman Selmanllari te cilet pohuan para organit te akuzes se Edi Rama u ka kerkuar 20 per qind te aksioneve per te miratuar planin e studimit si dhe te drejten per te investuar te zona e Liqenit e shpallur kjo nga bashkia e Kryeqytetit si zone prioritare duket se ka vene ne levizje zyrtarisht prokurorine e Tiranes per te hetuar aferat korruptive ne institucionin e bashkise. 6 oret e qendrimit te Agollit ne prokurori ndonese jane te pamjaftueshme per te hedhur drite plotesisht mbi te gjitha aferat ku militon korrupsioni i Edi Rames perben nje gur themeli per ngritjen e akuzave dhe adresimin e tyre te instancat me te larta te drejtesise shqiptare.
Mesohet se Dritan Agolli ka dhene shpjegime te hollesishme per veprimtarine e Bashkise se Tiranes ne miratimin e planeve perkatese te zhvillimit te zonave te kryeqytetit si dhe ne procesin e leshimit te lejeve te ndertimit organit te akuzes i duhen elemente shtese per te plotesuar dosjen e korrupsionit te bashkise. Ne kete sens porsa kohe Tan Lepri do qendroje i fshehur dhe porsa koha ai do ti fshihet Prokurorise perben nje shtyse me teper per kete te fundit per tju vene pas. Megjithate i rendesishem eshte fakti se me ne fund petet e lakrorit te korrupsionit pasiv po cmontohen njera pas tjetres dhe sigurisht nuk eshte i rastesishem therritja ne prokurori i administratorit kryesor te bashkise Dritan Agolli njeriu me i afert i Edi Rames krahas Leprit.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›