E Diel, 1 Nëntor 2026

"Po doli fajtor Berisha për Gërdecin, do ndryshojmë ligjin?"

Kushtetuta është ligji themeltar i çdo shteti, dhe nuk mund të bëhen ndryshime sa herë kanë dëshirë liderët politikë të radhës. Ca rregullave të lojës u duhet qëndruar strikt. Por me sa duket, klasa jone politike mendon se mund të dalë mbi gjithçka, përfshirë ligjin. Presidenti i Republikës nuk duhet t'i lejoje këto lëvizje kaq të shpeshta të ligjit themeltar të shtetit.

Qeveria dhe mazhoranca le të merren njëherë me nivelin e jetesës sepse varfëria i ka shkuar njerëzve deri në palcë, çmimet çdo ditë vijnë duke u rritur, shumica e njerëzve janë të papune. Se kështu i bie që po doli fajtor Berisha për Gërdecin, të ndryshojmë ligjin, që të shpëtojë Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›