"Sulsberger thoshte: "Me jep një gazetë, të ndërtoj një shtet"
Përgëzime për faqen e re online të "Shekullit". Mbeteni gazeta më e madhe në Shqipëri jo vetëm nga tirazhi por edhe cilësia. Faqja e re, është fytyrë e re e një gazete dinjitoze dhe të hapur për mendimin e lirë e të pavarur, çka është arritja më e madhe e demokracisë shqiptare! Konkurroni denjësisht me gazetat më në zë në bote përsa i përket cilësisë, informacionit të shpejtë dhe të saktë.
Si koleg u uroj arritje edhe më të mëdha në të ardhmen. Më jep një gazetë, të ndërtoj një shtet, thoshte babai i "The Neë York Times", Sulsberger. Përgëzime dhe suksese të mëtejshme në misionin tuaj fisnik e njerëzor!