E Hënë, 2 Nëntor 2026

Po humbasim shanse të mëdha

12/06/2005  Shtetet e Bashkuara po hedhin tej mundësi për bashkëpunim botëror

Tendencat nuk janë të mira. Ne i kemi shpërdoruar mundësitë tona, jo qysh kur u shemb Muri i Berlinit, por edhe mundësitë tona të pas 11 shtatorit, kur pjesa e tjetër e botës qe aq e gatshme të punonte me ne

Pas 11 shtatorit, shumë njerëz po shikonin për mënyrat që të dërgonin një sinjal se momenti gjeopolitik nuk kish lëvizur kundër Shteteve të Bashkuara. Për ta, përmbysja e regjimit në Irak qe diçka që Shtetet e Bashkuara mund ta arrinin që do t’u dërgonte një sinjal të fuqishëm iranianëve, koreanoveriorëve dhe të tjerëve. Shumë prej ish-kolegëve të mi e panë këtë si një benefit tjetër jo të drejtpërdrejtë të luftës në Irak, por unë isha mosbesues

Richard N. Haass, president i Këshillit të Marrëdhënieve me Jashtë, thotë se është i preokupuar që Shtetet e Bashkuara, prej një dhjetëvjeçari ose më shumë, kanë humbur “një mundësi historike të paprecedent për t’u ndeshur me sfidat e globalizimit”. Haass, i cili përpara se të merrte këtë post në Këshill, drejtoi stafin e Planifikimit Politik të Departamentit të Shtetit në mandatin e parë të Presidentit George Bush, thotë se amerikanët “thjesht nuk mund ta drejtojnë botën të vetëm. Nuk i kemi resurset për një gjë të tillë”. Haass e zhvillon këtë temë në librin e tij të ri, The Opportunity: America's Moment to Alter History's Course. “Këtu jemi në fillimin e shekullit të 21-të, thotë ai, kërcënimi i një lufte të madhe është i largët, Shtetet e Bashkuara kanë gjithë këto resurse në komandën e tyre, pjesa tjetër e botës nuk po e bllokon aktivisht fuqinë amerikane. Përkundrazi, ata janë të përgatitur në këtë rast të punojnë me ne dhe nuk e shikoj veten që ta përpkthejmë këtë moment në diçka që do të zgjaste. Përkundrazi, e shikoj veten potencialisht ta humbasim atë. Historia do të na gjykojë ashpër në qoftë se lejojmë të ndodhë një gjë e tillë”. Haass e ka dhënë këtë intervistë për Këshillin e Marrëdhënieve me Jashtë.

Në kapitullin përfundues të The Opportunity, ju thoni se ekziston mundësia dhe domosdoshmëria për Shtetet e Bashkuara që t’i angazhojnë vendet e tjera në një lloj integrimi global. Si fillon kjo?

Arsyeja që ekziston një mundësi dhe një domosdoshmëri është për shkak të fuqisë së Shteteve të Bashkuara dhe faktit se çfarë po përpiqen të bëjnë në botë Shtetet e Bashkuara është ose duhet të jetë e pranueshme për të tjerët. Arsyeja që ka një domosdoshmëri është se, pavarësisht të gjithë fuqisë sonë, ne nuk mund të ndeshemi të vetëm me sfidat e kësaj bote. E thënë ndryshe, ne na duhet ndihma dhe pjesëmarrja e të tjerëve në qoftë se duam që t’ia dalim me sukses. Ne nuk duhet të presim për krizën tjetër, por më shumë të ulemi dhe të konsultohemi tani me fuqitë e tjera të mëdha – Kinë, Japoni, Evropë, Indi, Rusi dhe, deri-diku, brazilianët, jugafrikanët, nigerianët dhe indonezianët e botës. Ne duhet të flasim me ta rreth rregullave të rrugës, rreth asaj që duhet të përpiqemi të bëjmë për të ndaluar përhapjen e armëve bërthamore, çfarë mund të bëjmë për të delegjitimizuar dhe ndaluar terrorizmin, si të parandalojmë genocide të reja, si të modelojmë bazat e një marrëveshje të re ndërkombëtare tregtie dhe çfarë duhet bërë pasi marrëveshja e Kyoto për ndryshimin e klimës të skadojë më 2012. Në thelb, ne na duhen bisedime rreth rregullave bazë të botës, çfarë të bëjmë për të inkurajuar vendet që t’u përmbahen atyre dhe çfarë të bëjmë në qoftë se dhe kur qeveri të caktuara i shkelin ato. Ne duhet t’i zbatojmë ato në përpjekjen për të sjellë një botë më të integruar që mund të përballet me sfidat dhe kërcënimet e sotme.

Duke lexuar librin tuaj, mendova rreth përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, kur aleatët u mblodhën së bashku për të strukturuar periudhën e pasluftës dhe ngritur institucionet ndërkombëtare. Atëherë ekzistonte një ndjenjë se do të krijohej një botë e re. Sigurisht, kjo ndjesi shpejt u shpërbë në Luftën e Ftohtë.

Mendoj se ka disa ngjashmëri me këtë periudhë. Atëherë, ashtu si tani, ne sapo kishim dalë nga një luftë e madhe. Atëherë, ashtu si tani, Shtetet e Bashkuara qëndronin veçan nga të gjitha vendet e tjera nga pikëpamja e fuqisë. Diferenca është se atëherë ne menjëherë e futëm veten në një Luftë të Ftohtë. Tani nuk e kemi këtë, që është një prej mundësive tona reale të kësaj periudhe, por ekziston komplikimi që tani jetojmë në një botë të globalizuar, kështu që problemet e kësaj ere nuk shkaktohen nga një superfuqi rivale sesa nga problemet e themelore të globalizimit – proliferim, terrorizëm, droga dhe të tjera. Dukshëm që do të na duhen rregulla dhe sistemime të reja. Nuk jam i sigurt nëse do të na duhen aq shumë institucione të reja. Nuk na duhet të rishpikim Kombet e Bashkuara, NATO-n, IMF-në, Fondin Monetar Ndërkombëtar apo Bankën Botërore, por fare mirë mund të na duhet t’i përshtasim ato. Për t’ju dhënë një shembull: Traktati i Mosproliferimit Bërthamor, një prej gurëve themeltarë të erës së mëparshme, është dukshëm i papërshtatshëm. Sipas këtij traktati, vendet legalisht mund të pasurojnë uranium dhe të vazhdojnë me të. Kjo është e dalëmode. Tani na duhet një sistemim i ri, nëpërmjet të cilit vendet të kenë akses ndaj karburantit për energji bërthamore, por të mos kenë kontroll të tij. Kjo do t’i ndalonte ato nga devijimi i tij në armë bërthamore.

Kjo administratë dukshëm që nuk e ndau interesin tuaj në zgjerimin në vende të tjera. A kërkon qëndrimi juaj një mendim të ri midis elektoratit amerikan për të zgjedhur një President, që mund të jetë, për të përdorur një eufemizëm, më fleksibël?

Ne e kemi zgjedhur këtë President për katër vjet të tjera. Nuk mendoj se është çështje e zgjedhjes së një Presidenti të ri dhe dua të jem i qartë se, nuk ka asgjë të butë rreth asaj që po sugjeroj. Akoma po flas për lidership të Shteteve të Bashkuara, por po flas rreth llojit të lidershipit që inkurajon “ndjekshmëri”. Thjesht nuk mund ta drejtojmë botën të vetëm. Nuk i kemi resurset. Problemet e sotme nuk mund të zgjidhen nga asnjë vend i vetëm, kështuqë ajo çka shpresoj është që kjo Administratë të përshtatet. Besoj se kjo Administratë është në një kurs të pambështetshëm, thjesht nuk besoj se mund të mbështesin një politikë armësh, gjalpi dhe taksash më të ulëta dhe nuk besoj se mund të mbështesni si një çështje të sigurisë kombëtare këtë shkallë unilateralizmi amerikan dhe këtë shkallë theksimi mbi mjetin ushtarak. Në të vërtetë, ne tani jemi në kufijtë e resurseve tona. Thjesht nuk i kemi obsionet që do të donim të kishim, të themi, në përballjen me sfidat bërthamore koreanoveriore dhe iraniane. Kështu, në një mënyrë ose në një tjetër, kjo Administratë nuk do të ketë zgjedhje tjetër, përveçse të përshtatet.

Sigurisht, ekziston një paradoks që Administrata, ndërsa i mëshon unilateralizmit, ka shmangur bisedimet e drejtpërdrejta si me Korenë e Veriut, ashtu dhe me Iranin. Një numër ekspertësh mendojnë se bisedime të tilla mund të kenë ndonjë impakt. Ju qetë në Departamentin e Shtetit. Përse e shmangu Administrata bisedimin me Korenë e Veriut dhe Iranin?

Pengesa kryesore në bërjen më shumë diplomatikisht të Administratës për të negociuar me Korenë e Veriut apo me Iranin qe pikëpamja e mbështetur nga shumë njerëz në të se këto regjime qenë të cënueshëmdhe se Shtetet e Bashkuara nuk duhej të bënin asgjë që në njëfarë mënyre do t’i mbështeste apo zgjatur jetën atyre. Në thelb, shumë në Administratë po shpresonin që këto regjime do të binin dhe se problemet e paraqitura prej tyre, veçanërisht ato të proliferimit, do të zhdukeshin. Atëherë mendoja se ky qe më shumë një mendim pasojë dëshire sesa një strategji. Mendoj se e njëjta gjë është e vërtetë tani. Tashmë po jetojmë në një botë ku kemi një kapacitet bërthamor koreanoverior. Është vetëm çështje kohe përpara se ta gjejmë vetëm me një kapacitet bërthamor iranian. Për mua, kjo flet për një përpjekje serioze në diplomaci më shumë sesa lëvizja e vazhdueshme.

Lidhur me Iranin, Administrata e ndryshoi qëndrimin e saj në fillim të këtij mandati dhe mbështeti bisedimet anglo–franko–gjermane me Teheranin. Të gjitha palët duket se janë dakord me atë se në qoftë se Irani refuzon ta ndërpresë programin e tij bërthamor, atëherë ai do të dërgohet në Këshillin e Sigurimit. Nuk e di sa çfarë do të ndodhte atje.

As unë nuk e di. Për mua, është më e rëndësishme të arrihet një konsensus, lidhur me sanksionet, qoftë në Këshillin e Sigurimit ose jo. Një politikë e suksesshme do të kërkojë tri gjëra: artikulim i qartë se çfarë duhet të bëjë Irani; subvencione në formën e sigurimeve eksplicite për Iranin, lidhur me benefitet qe do të ishin në qoftë se ai i përmbush këto kërkesa dhe artikulim i qartë i dënimeve apo sanksioneve që do vinin, nëse ai nuk i përmbush ato. Nuk besoj se Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera të mëdha të botës kanë arritur një konsensus as në shtrirjen e plotë të subvencioneve, apo të sanksioneve. Kështu që më shumë sesa ta lënë këtë gjë të vagullt dhe njerëzit të flasin rreth “vajtjes në Këshillin e Sigurimit, besoj se Shtetet e Bashkuara duhet të jenë më eksplicitë tani, ashtu siç bëjnë evropianët, rusët dhe kinezët, rreth subvencioneve dhe frenuesve që duhet t’i ofrohen Iranit.

Do të jetë e vështirë të sigurohen sanksionet e Kombeve të Bashkuara, për shkak se Kina e do seriozisht naftën iraniane.

Do të jetë e vështirë. Kjo është arsyeja se përse kjo nënvizon llojet e problemeve që ne hasim në botë. Ne duhet të gjenerojmë një konsensus shumë më të madh midis fuqive të mëdha. Shtetet e Bashkuara thjesht nuk i kanë resurset, për shembull, të përdorin forcë ushtarake kundër Irani. Thjesht nuk i shikoj tërheqëse opsionet ushtarake. Plus, shikoj se të gjitha llojet e mënyrave që iranianët mund të godisnin, në Irak, në Afganistan, në Lindje të Mesme dhe bile në Arabinë Saudite, ashtu si dhe me prodhimin e tyre të naftës: Iranianët mund shkaktonin çmime shumë më të larta nafte. E gjitha kjo më çon mua në drejtimin e diplomacisë, jo pse jam 100 për qind i bindur se ajo do të funksionojë, por thjesht sepse është opsioni më pak i keq.

Ju keni një kapitull të fuqishëm lidhur me Irakun në libër. Për mua, një çështje që ka mbetur akoma pa përgjigje është se përse Administrata qe aq e shtyrë për t’u futur në luftë.

Me zemër në dorë, nuk mund t’i përgjigjem kësaj pyetje, jo pse nuk dua, por sepse nuk mundem. Vetë kam shqetësim në kuptimin e kësaj. Siç e dini nga leximi i librit, unë argumentoj se besoj që lufta në Irak qe e pamatur. Nuk është se atje nuk ka benefice. Po, është mirë që Sadam Husein është larguar. Thjesht se llogaria ime deri më tani tregon se kostot e drejtpërdrejta dhe jo të drejtpërdrejta janë më të mëdha se beneficet e drejtpërdrejta dhe jo të drejtpërdrejta. Ajo çka të cilës nuk mund t’i përgjigjem është se përse të tjerët kishin kaq besim përpara lufte se llogaria do të anonte nga ana e beneficeve. Në mënyrë të qartë, e vetmja përgjigje, të cilën do ta mendoja do të ishte se ata shpresonin që beneficet të ishin më të mëdha – jo thjesht një Irak demokratik, por një valë demokratike që do të përfshinte pjesën tjetër të rajonit. Në proces, ju gjithastu do të hiqnit qafe të gjitha armët e shkatërrimit në masë që njerëzit mendonin se ndodheshin atje. Natyrisht, ata menduan se dhe kostot e bërjes së kësaj do të ishin minimale, kështu që kalkulimet e tyre qenë se kjo ishte diçka që do të ishte e mrekullueshme dhe e lehtë për t’u arritur. Dukshëm që qenë gabim në të dyja. Isha më skeptik në të dyja objektivat. Ekzistonte një aspekt tjetër. Pas 11 shtatorit, shumë njerëz po shikonin për mënyrat që të dërgonin një sinjal se momentumi gjeopolitik nuk kish lëvizur kundër Shteteve të Bashkuara. Për ta, përmbysja e regjimit në Irak qe diçka që Shtetet e Bashkuara mund ta arrinin që do t’u dërgonte një sinjal të fuqishëm iranianëve, koreanoveriorëve dhe të tjerëve. Shumë prej ish- kolegëve të mi e panë këtë si një benefit tjetër jo të drejtpërdrejtë të luftës në Irak, por unë isha mosbesues.

Ju dukeni i frustruar në libër se asnjë nga tri presidentët e fundit ka bërë atë që ju mendoni se duhet të kish bërë në skenën botërore.

Në qoftë se kam të drejtë, ekziston një mundësi e paprecedent historike për ta organizuar botën që të përballet me sfidat e globalizimit. Nëse kam të drejtë, kjo mundësi nuk do të zgjasë përgjithmonë. Ajo çka më frikëson mua është se dy ose tri presidentët e fundit nuk bënë aq sa duhet. Ajo çka më frikëson mua në veçanti është se gjatë viteve të fundit kemi bërë gjëra që kanë kërcënuar bazën ekonomike të fuqisë amerikane. Potencialisht po përfundojmë në një pozicion jo të favorshëm ku anashkalojmë shumë nga bota, kështu që nuk mund t’i kemi ata për të punuar me ne kundër këtyre problemeve, ndërsa kërcënojmë vetë fuqinë tonë nëpërmjet deficitit tonë fiskal, deficitit rrjedhës, varësisë sonë energjetike dhe rënies graduale të konkurrencës amerikane. Kjo është ajo që më shtyri ta shkruaj këtë libër, një ndjenjë e sinqertë se po humbasim një prej momenteve të mëdha historike. Tani jemi në fillim të shekullit të 21-të. Kërcënimi i luftës së një fuqie të madhe është i largët, Shtetet e Bashkuara i kanë të gjitha resurset nën komandën e tyre, pjesa tjetër e botës nuk po e bllokon aktivisht fuqinë amerikane. Në të kundërt, ata janë të përgatitur të punojnë me ne dhe nuk e shikoj veten ta përkthejmë këtë moment në diçka që do të zgjasë. Përkundrazi, e shikoj veten që potencialisht po e flakim tej këtë mundësi. Historia do të na gjykojë keq, nëqoftëse lejojmë të ndodhë një gjë e tillë.

Mendoni se gjërat do të kishin qenë më mirë sikur senatori John Kerry të kish fituar zgjedhjet presidenciale të 2004?

Nuk e di. Thjesht do të thoja që senatori Kerry do të kish trashëguar të njëjtën botë, të njëjtat “gjëra” që trashëgoi Presidenti Bush në janar 2005. Këto “gjëra”, do të sugjeroja unë, qenë “gjëra” më pak tërheqëse apo fitimprurëse se ato që Presidenti Bush trashëgoi katër vjet më parë apo që Bill Clinton i trashëgoi katër vjet përpara tyre. Tendencat nuk janë të mira. Ne i kemi shpërdoruar mundësitë tona, jo qysh kur u shemb Muri i Berlinit, por edhe mundësitë tona të pas 11 shtatorit, kur pjesa e tjetër e botës qe aq e gatshme të punonte me ne. Për të qenë të ndershëm, ne kemi bërë përparime në disa fusha. Bota e ka integruar veten shumë në zonën e kundërterrorizmit. Kemi bërë progres të vërtetë. Preokupimi im është se nuk kemi bërë progres të ngjashëm në zona të tjera.

Përgatiti:Armin Tirana

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›