E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shuhet miti i ‘dashnorëve latinë’

12/06/2005  Për mashkullin italian janë thënë shumë gjëra. ‘Dashnori latin’ tashmë është zhdukur përgjithmonë, dhe nën çarçafë ai nuk është më në lartësinë e famës që ka pasur dikur dhe nuk po i bën dot ballë konkurrencës së fortë të kolegëve të tij evropianë.

Ajo që ka hedhur pak dritë në zhvillimet më të fundit në këtë fushë është Esda, (European sexual disfunction Alleance) që së fundmi ka prezantuar një fushatë ndërkombëtare dhe që ka prezantuar radiografinë e meshkujve të shekullit 21.

Por megjithatë meshkujt italianë, që deri më sot konsideroheshin si ‘dashnorët latinë’ nuk kanë pse të mërziten shumë. Gjithsesi ata, megjithëse në humbje, vazhdojnë të jenë në kryes të listës së dashnorëve të zjarrtë alla Don Zhuan. Ajo që për ta është kthyer në një shqetësim të vazhdueshëm është fakti se krahas kësaj karakteristike meshkujt italianë po kthehen edhe pak në “Antonio bukuroshi”, emër i vendosur rishtazi bazuar në personazhin e Vitaliano Brancati, viktimë e problemeve dhe frenimeve.

Fushata e nisur nga Esda është zhvilluar në disa vende të Evropës, por është ndalur më shumë në Itali, apo në ‘shtëpinë e meshkujve të zjarrtë’. Kjo fushat është zhvilluar si një ‘talk show’ që përfshiu 36 qytete në Itali, duke përfshirë 47 specialistët të seksologjisë dhe mbi 13 mijë persona. Nga takimet dhe bisedat me italianët, që u zhvilluar si në jug ashtu edhe në veri të vendit, ka rezultuar se frenimet kulturore mbi problemet personale seksuale apo shqetësime të tjera që lidhen me jetën në çift apo seksin kushtëzojnë 80 përqind të meshkujve.

Në 90 përqind të rasteve, në veçanti te çiftet e reja, meshkujt e konsiderojnë partneren e tyre si një gjykatëse të vërtetë, gjë që krijon ankth në raportin e tyre.

Gratë më ekzigjente duket se janë ato që jetojnë në Siçili dhe Sardenjë, ndërsa në Italianë qendrore mbizotërojnë gratë ‘murgesha’ (81%), që kujdesen më shumë për shëndetin e partnerëve të tyre. Ndërkohë që pak gjykatëse dhe pak mëmësore janë të fejuarat dhe gratë e Veriut. Ndërkohë që meshkujt italianë dallojnë nga njëri-tjetri. Kështu romanët duket se janë më pasionantë si dashnorë dhe vazhdojnë të ruajnë traditën. Më praktikë dhe verbues ata nuk kushtëzohen lehtë nga një dështim i rastit nën çarçafë.

Në rivierën romane duket se ende është i gjallë miti i

“syleshit”.

Të rinjtë e ndiejnë si detyrë të jenë gjithmonë në maksimumin e tyre, por ky ankth i vazhdueshëm sjell edhe shqetësimet te tjera me pasoja si një ejakulacion i parakohshëm. Në veri të Italisë, që konsiderohet edhe si ‘mrekullia ekonomike’ meshkujt janë të stresuar nga puna e tyre dhe janë të detyruar që pasoja e saj t’i vuajë sfera seksual. Në Torino, meshkujt gjithnjë e më shumë po o drejtohen andrologut në kërkim të një pilule anti-impotencë dhe që do t’u sjellë lumturinë seksuale. Ky fenomen është përhapur shumë edhe në meshkujt e moshave të reja, madje edhe te adoleshentët.

Ndërkohë sipas këtij studimi në Italinë jugore u vërejtën masa edhe me ekstreme, kush ka probleme seksuale i drejtohet kirurgut për të ndërhyrë në organet e tyre gjenitale, duke e menduar atë si një zgjidhje të shqetësimeve që kanë. Sipas seksologëve problemi i vërtetë në shoqërinë italiane lidhet me paragjykimet që ende kanë meshkujt për t’i qëndruar larg klinikave dhe mjekëve. Meshkujt italianë i drejtohen specialistit vetëm 2-3 vjet pasi është shfaqur problemi.

Vetëm 10 përqind e meshkujve që kanë probleme të natyrës si frenim seksual pranojnë idenë se kanë nevojë për t’u trajtuar dhe kuruar. Në 60 përqind të rasteve është gruaja apo e fejuara që e nxit partnerin drejt specialistit. Ndërkohë që në 90 përqind e rasteve, shkaku kryesor i problemeve seksuale që shfaqen te të rinjtë është ankthi

ndaj përmbushjes, ndërsa te moshat e thyera ky shqetësim lidhet me probleme të tjera, kryesisht sëmundje të tjera si psh. diabeti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›