Teuta, mbretëresha e Ilirisë
12/06/2005 Pozita e gruas në Iliri –si e ngriti mbretërinë një nga personazhet më të famshme shqiptare; Në Ilirinë Jugore gruaja kishte të drejta të barabarta me burrat, e në disa raste gëzonte më shumë të drejta se ata.
Duke studjuar për vite me radhë, gruan shqiptare, ndër shekuj, pozitën e saj në shoqëri, në familje, të drejtat, roli i veshje apo i modës në emancipimin e saj, lexova një thënie të Aristotelit, që më la mbresa, i konsideronte gratë si "vegla me shpirt". Kështu që nuk ka dyshim se parimet e tij kanë lënë gjurmë të pashlyeshme deri në ditët tona si në filizofi por edhe në mënyrën e jetesës. Nuk ka dyshim se shumica e studjuesve, i kanë përvetësuar këto parime, duke zhvilluar njëfarë "forma mentis" që e vendos gruan në shoqërinë e lashtësisë së mesdheut, me atë që ajo kishte në shoqërinë greke.
Ndryshe nga greket romaket, kishin një pozitë më të emancipuar për shkak të ndikimeve etruske. Nga dëshmitë e ndryshme epigrafike të Dodonës e të Butrintit, të shekujve VI-I para erës sonë. Në Ilirinë Jugore gruaja kishte të drejta të barabarta me burrat, e në disa raste gëzonte më shumë të drejta se ata.
Por mbishkrimet e gdhendura në gur nuk mund ta tradhëtojnë dhe as ta shtrembërojnë të vërtetën. Në bazë të 36 mbishkrimeve, që janë zbuluar në murin rrethues të Butrintit, ato japin një informacion të drejtëpërdrejtë mbi jetën shoqërore, institucionale, juridike për popullsinë e Dodnës së Butrintit e të trevave pranë. Një nga faktet më të veçanta, është vendi që zë gruaja, në bashkësinë e familjes e të shoqërisë. Del qartë se statusi i gruas Ilire ishte krejt ndryshe nga ai i gruas greke, e cila ishte e detyruar t'i nënshtrohej autoritetit të burrit gjatë gjithë jetës. Studiuesi Vatin thotë se: "Në pjesën më të madhe të botës Helenike, çdo grua i nënshtrohej gjatë gjithë jetës autoritetit të një burri. Ajo nuk mund të shkonte në gjygj, as të blinte spo të shiste, po të mos ishte e shoqëruar nga Kyriosi (ose tutori) i saj…"
Studjuesi tjetër francez është Piere Cabanez, shkruan se: " Është veçanërisht interesante të vihet re vendi që zë gruaja në renditjen e grupit familjar. Roli i saj i vërtetë kuptohet nga vendimet që ajo merr në lirimin e skllevërve, si dhe në drejtimin e tyre, në shumë raste gruaja ishte në krye të grupit familjar. "
Cabanez nxjerr në dritë se në murin perëndimor të Teatrit të Butrintit mbishkrimet e zbuluara japin 18 raste dhënie lirie të skllevërve të vendosura nga një grua. Ndërsa arkeologu italian Ugolini, jep shumë raste lirimi të kryera nga një grua vetë. Ai jep një rast tjetër kur një grua liroi 4 skllevër ku 3 ishin gra. Nga 36 mbishkrimet e murit rrethues të Butrintit të zbuluara rishtas vetëm 24 janë të lexueshme që i përkasin shekullit të II-I p.e.s.janë akte lirimi shumica e të cilave janë kryer prej një gruaje. Të gjitha këto mbishkrime dëshmojnë për një nivel të lartë kulturor. Pra gratë etruske nuk ishin "vegla me shpirt" ato kishin të drejta të barabarta me burrat , ashtu si edhe gratë ilire. Por kjo pozitë e gruas nuk kuptohej dhe nuk çmohej nga grekët dhe as nga romakët. Nuk mungojnë në letërsinë e lashtësisë dëshmi në këtë drejtim. Interesante janë shkrimet e komediografit latin Tito M. Plauto ( 254-180) p.e.s. i cili shprehet kundër emancipimit të grave etruske. Edhe historiani grek Teopulos i shekullit të IV p.e.s. shprehet në mënyrë qesharake dhe kundër tyre.
Pra gruaja ilire kishte personalitetin e vet juridik, ajo gëzonte liri të plota në marrjen e vendimeve pa patur nevojën e "tutorit". Gratë në Iliri mund të frekuentonin edhe shkollat fort të përsosura të Ilirisë, ku kanë kryer studimet edhe J. Çezari, Perandori Augusti etj.
Mbretëresha Teuta-Mbretëresha e Deteve
Si vazhdimësi e këtij emancipimi dhe e kësaj kulture magjepsëse, ishte edhe ardhja në fron e Mbretëreshës Teuta, gruas së dytë të Agronit. Ishte viti 231 p.e.s. kur vdekja parakohshme e mori Mbretin Agron dhe fronin e trashëgoi e veja e tij Mbretëresha Teuta, e cila më vonë u quajt "Mbretëresha e Deteve". Mbreti Agron kishte dy gra por kuptohet Teuta kishte autoritetin dhe mençurinë e duhur për t'u bërë Mbretëreshë.
Ajo u vu në krye të shtetit e të ushtrisë Ilire. Megjithëse nuk sundoi shumë, që prej vitit 230-228 p.e.s., vepra dhe lavdia e saj ka triumfuar deri në ditët tona. Ajo e mori drejtimin e shtetit në një periudhë të lulëzuar, por do të duhej dora dhe mendja e saj për ta çuar më tej këtë përparim. Ajo u bazua dhe çoj më tej planet e lëna përgjysëm të Mbretit Agron, përforcoj më tepër rendin shtetëror, i dha përparësi pushtetit qëndror, i dha impulse zhvillimit ekonomiko -kulturor të qytetevesi dhe fuqizimin në fushën ushtarake.
Ajo u kujdes të mos cënoheshin kufijtë e mëparshëm të Mbretërisë.
Por vlen të përmendet se vëmëndjen kryesore ja kushtoi flotës, ndërtoj disa anije luftarake të quajtura "Liburne", të cilat bënin ligjin në detin Adriatik. Një shtet kaq i fuqishëm, me një fuqi detare të madhe, që sfidonte deri në hyrje të Mesdheut. Nuk mund të pranohej qoftë edhe në heshtje edhe nga shtetet fqinje. Sidomos nga fakti se prijësja e këtij vendi ishte grua. Duke qenë se ishte një grua e zgjuar dhe shuma guximtare Teuta shpesh e parandjente rrezikun. Si rrjedhim realizoj me sukses një veprimtari të gjithanshme politike, ushtarake e dipllomatike. Ajo afroj shumë aleatë, për të përballuar kërcënimet e jashtme e për të përballuar opozitën e brendshme. Ndërsa nga ana strategjike punoj për të zbutur armiqësinë e mbretërvetë të veçuar, e në përgjithësi për të shuar rivalitetin e grupeve shoqërore të armatosura brenda mbretërisë. Me këtë vijë dinamike dhe elastike, Mbretëresha stratege e rriti prestigjin, shëndoshi pozitat në gadishull e në Adriatik. Për të ndaluar marrjen e territoreve të Ilirisë si dhe tkurrjen e shtetit Ilir në një hapsirë të cunguar, Teuta e shkallëzoj fushatën ushtarake. Kundër Lidhjes Epirote në jug, si rreziku më i mundshëm. Ajo udhëhoqi me sukses flotën dhe ushtrinë . Finiqi që njihej si qyteti më i pasur i Epirit, ra në duart e saj. Epiri u mund politikisht dhe ushtarakisht, u izolua e më pas Epiri braktisi edhe aleatët, ata u munduan ta mashtronin " Mbretëreshën stratege", por Teuta u tregua e shkathët. Ajo përfundoi armëpushimin me epiriotët, ku siguroj aleancën e tyre. Me këto fitore ushtarake si dhe duke bërë aleanca ushtarake të njëherëshme, e shtriu sundimin e saj në troje etnike duke vendosur një kufi të drejtëpërdrejtë të shtetit të saj me atë të botës greke. Pra grupimi detar grek u shpartallua.
Ishulli Paskos, që ishte me rëndësi strategjike ra në duart e Teutës së Ilirisë. Në planin dipllomatik e atë ushtarak.Teuta u bë objekt interesimi e diskutimi në shtetet përreth, sidomos në Romë, a mund ta duronte Perandoria Romake rivalitetin e një gruaje? Kjo gjë ishte një fyerje për superfuqinë e asaj kohe. Që të thyente epërsinë e flotës Ilire e të fuste nën kontroll Adriatikun si dhe të dobësonte Mbretërinë Ilire, Roma nisi një aksion të bashkërenduar politikë, dipllomatik të shoqëruar me provokime ushtarake. Kështu kur disa anije romake u sulmuan në Adriatik nga disa anije ilire. Roma nisi dy konsuj Lain dhe Korongain në Shkodër për t'i kërkuar Teutës të ndërhynte që të ndërpriste sulmet në det. Ajo u premtoi romakëve se do të kujdesej që anijet e qytetarëve romakë të mos pësonin ndonjë padrejtësi në detin Adriatik, por nuk mund të ndalonte lundrimin e nënshtetasve privatë jashtë ilirisë. Delegati më i ri e quajti sjellje "të pahijshme, marrëzi dhe dobësi gruaje". Teuta u fye shumë dhe kështu urdhëroj që të vrisnin konsullin e ri romak kërcënues, dhe urdhri i Mbretëreshës u krye.
Mbretëresha Teuta e kishte përgjithësuar praktikën e piraterisë, që në atë kohë ajo praktikohej nga të gjithë, meqë lidhej ngushtë me konceptin e tregëtisë detare. Kështu Teuta urdhëroj që këtej e tutje kjo lloj tregëtie nuk do të praktikohej vetëm nga shteti, por do të ishte e lirë edhe për inisiativën private. Polibio e quajti "pa pjekuri dhe budallallëk" Historiani Polibio nuk ushqente asjë simpati si për Ilirinë por edhe për Teutën. Kjo ndjenjë ju keqësua akoma më shumë kur Teuta e përgjithësoi praktikën e piraterisë
Duke mos qenë të mësuar në atë epokë me praninë e grave si sunduese, mbretëruese e si stratege, Atë e portretizojnë një sundimtare krenare nga natyra si grua dhe nga fuqia si shtet por me dobësi frike dhe paqëndrushmërie( por sa merrte vesh kërcënimet romake për luftë, posa shihte se rreziku ende nuk ishte afruar , i përbuzte dhe çonte ushtri atje ku donte) . Por del se kjo Mbretëreshë stratege ilire, qëndronte në lartësinë e duhur të strategëve të kohës, të cilët dinë të çmojnë situata e të shfrytëzojnë rrethane).
Atëherë Romës i duhej një shkak dhe e gjeti:"Pirateria" e sidomos vrasje e romakut e kryer me urdhër të saj. Teuta përdori mjaft taktika toleruese për ta zbutur senatin e Romës, që të mënjanonte një konflikt të armarosur. Ajo ndërmori shumë masa mbrojrëse duke mobilizuar flotën dhe ushtrinë për mbrojtjen e vijës bregdetare, duke bllokuar bregdetin.
Romakët me rreth njëzetë mijë vetë dhe me dyqind anije zbarkuan në tre rajone në Durrës, Korfuz dhe Apolloni. Flota Ilire u ndesh me kundërshtarë të fortë, fitoj beteja të vogla . Dhimitër Farii menduar se do i zinte vendin Teutëse dorëzoj vetë flotën Iliresi dhe ishullin romakëve.
Teuta e drejtoj shtetin për një kohë të shkurtër, por duke qenë e dobësuar nga tradhëtitë e brendshme, e mbetur pa fuqinë ushtarake detare si dhe pa përkrahjen e fqinjëve, u tërhoq me forcat e pakta në qytetin e fortifikuar të Rizanit -në Malin e Zi. Ndërkohë Iliria u kthye në një provincë romake. Teuta e pa veten të dështuar por deri në fund të jetës nuk iu përul romakëve, por ndonjë kompromis apo dredhi. Teuta hoqi dorë nga froni dhe në vendin e saj mbretëroj Dhimitër Fari, kështu që ajo doli nga skena politiko-ushtarake. Për sa kohë mbretëroi dhe komando, ajo, luajti një rol të rëndësishëm historik në bashkimin e konsolidimin politiko- shtetëror në përparimin ekonomiko-kulturor e në fuqizimin ushtarak të Ilirisë. Legjendat thonë se vdiq e vetmuar por krenare.
Përgatiti: Rajna Kovaçi