E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rruajtja e mjekrës ndikon te testosteroni

12/06/2005  Telashe do të shfaqen nën çarçafë për të gjitha ata meshkuj që nuk e pëlqejnë ritin e rruajtjes së mjekrës. Sipas një hetimi që është realizuar nga një ekip mjekësh britanikë të Universitetit të Bristolit, meshkujt që nuk e rruajnë mjekrën rregullisht kanë më pak marrëdhënien seksuale krajasur me ata që i kushtojnë vëmendje këtij rituali.

Kërkimi që ka zgjatur 20 vjet ka përfshirë 2 500 uellsianë

me një moshë mesatare çoi në një përfundim interesant dhe të habitshëm. Raportet dhe sjellja seksuale e atyre meshkujve që nuk rruheshin rregullisht ishin zhgënjyese.

Si pasojë meshkujt që mbajën mjekër janë më të predispozuar ndaj problemeve kardiake.

Rezultatet e kërkimit janë të lidhur me një çëshje sociologjike. Sipas këtij studimi, shkatarraqët dhe meshkujt me mjekër pëlqehen gjithnjë edhe më pak nga gratë, dhe nuk preferohen për t’u pasur si të fejuar apo bashkëshortë, bëjnë një jetë të çrregullt, kanë më pak orgazma dhe kanë raporte seksuale më të shpejta.

Teza duket se konfirmohet edhe nga një tjetër studim, por tashmë amerikan dhe i publikuar në revistën shkencore

‘American Journal of Epidemiology’. Studimi i fundit është realizuar në 835 raste vdekjesh si pasojë e problemeve kardiake ku 45 përqind e meshkujve nuk rruheshin rregullisht, ndërkohë që zbriste në 31 përqind për të kundërtën.

Sipas dr. Shah Ebrahim, i Departamentit të Mjekësisë Shoqërore, ka një lidhje të ngushtë midis rruajtjes së përditëshme ë mjekrës, qarkullimit të hormoneve dhe nivelit të testosteronit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›