Po kalonin ilegalisht 6 marokenë, në pranga 2 persona

Policia e Shtetit ka bërë të mundur arrestimin e dy personave të cilët akuzohen për trafikim të qënieve njerëzore.
Në sajë të operacionit të koduar “Stafeta” u bë i mundur arrestimi i shtetasve Fatmir Cahani 44 vjeç dhe Bashkim Brahimi 45 vjeç pasi po tentonin të kalonin në mënyrë ilegale 6 marokenë në drejtim të Malit të Zi.
Sipas policisë operacioni u zhvillua në kufi me Malin e Zi ku dy të arrestuarit nëpërmjet dy automjeteve po transportonin 6 marokenët në mënyrë ilegale në shtetin fqinj.