E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zall-Herr, sherr për pronat, 1 i vrarë dhe 2 të plagosur

Çështja e pronësisë ka marrë jetë njerëzish edhe mesditën e sotme. Vetëm pak caste më parë 1 person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në Tiranë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Zall-Herr , ku pronat kanë përfshirë dy familje në konflikt, që ka degjeneruar në të shtëna me armë ndaj njëri tjetrit, ku ka mbetur i vrarë Shpëtim Bakoçi, ndërsa janë plagosur nënë e bir, Selvije dhe Nazmi Islamaj, të cilët janë transportuar menjëherë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore. Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të rastit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›