Po kalonte 3 klandestine, në pranga
GJIROKASTER – Po kalonte drejt kufirit me Greqinë tre klandestine, prangoset për trafik klandestinësh. Pëllumb Balashaj nga Berati ka marrë nga Elbasani për të çuar drejt Greqisë ilegalisht, dy vajzat e shokut të tij të ngushtë si dhe një mikeshën e tyre. Për të kaluar tre të rejat, Balashi kishte gjetur një shteg të fshehtë në afërsi të Kakavijës për të mos rënë në sy të policisë sonë kufitare dhe asaj greke. Mirëpo rreth 3 km në thellësi të territorit grek, policia e këtij vendi evidentoi tre femrat të cilat pas mbajtjes në rajon për 24 orë, i ka kthyer mbrapsht drejt Shqipërisë përmes Kakavijës në cilësinë e të deportuarve. Me dorëzimin e të rejave tek autoritetet kufitare shqiptare filluan procedurat e dokumentimit të kësaj ngjarjeje dhe më pas u arrit të zbulohej mekanizmi i përdorur nga 34-vjeçari beratas. Sipas hetimeve, ai do t’u merrte secilës prej tyre nga 700 euro. p.n