E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Po kthehen në ligje premtimet e LSI-së”

 

Kryetari i Këshillit Drejtues Kombëtar, Edmond Haxhinasto, përshëndeti dje kalimin në Parlament të projektligjit për uljen e moshës së pensionit të minatorëve, i cili ka qenë një nga pikat e programit të saj elektoral dhe qeverisës. “Ky ligj do të pasohet edhe nga të tjerë, si Ligji për moshën e tretë, miratimi i të cilit është pjesë e programit të qeverisë së re, dhe që do të forcojë dimensionin social të saj. Qeveria e Integrimit Evropian dhe maxhoranca e re parlamentare do të vazhdojnë veprimtarinë e tyre normale në realizimin e detyrimeve dhe premtimeve ndaj zgjedhësve dhe në avancimin e axhendës së reformave sociale dhe integruese të vendit”, u shpreh Haxhinasto.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›