Uidhers: Politika duhet të ulë tensionet
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhon Uidhers i bën apel politikanëve shqiptarë për të ulur tensionet. Diplomati amerikan e bëri një deklaratë të tillë nga Gjirokastra ku ka marrë pjesë në çeljen e “Klubit Rinor”, projekt i financuar nga Ambasada e SHBA. Duke folur simbolikisht për politikën, Uidhers ka kërkuar që politika të ecë normalisht. Sipas tij, politika është si vaji i makinave dhe vaji është një element i papëlqyeshëm. “Nëse makina ka vaj të mirë do të ecë mirë”, deklaroi Uidhers. Ambasadori i SHBA-ve i ka sugjeruar politikës të punojë në të mirë të vendit. Kjo është deklarata e parë e Uidhers në lidhje me situatën politike në Shqipëri, ku Partia Socialiste po vazhdon bojkotin e saj parlamentar. Ndërkombëtarët prej kohësh po i sugjerojnë PS-së që t’i japë fund bojkotit parlamentar dhe të japin kontributin e tyre për reformat në vend.