Po luajmë bastin tonë
Nuk ka shqiptar që nuk e kupton të vënurit bast. Nuk e kam fjalën vetëm për futbollin, ku pikat e llotarive këto ditë të Botërorit 2010 janë duke iu kënaqur fitimeve të majme për shkak të skualifikimit të pretendentëve dhe fitores së “të varfërve”. Madje, madje, edhe në biseda të ndryshme, kur jemi të bindur se kemi të drejtë, (edhe nëse nuk kemi), sfidojmë fatin dhe i drejtohemi sho-shoqit: a presim bast?
Dhe në ethet e këtij Botërori, që nuk ka lënë shqiptar pa e përfshirë nga pak, ne kemi një kategori tjetër bastexhinjsh. Po, po, Berisha dhe Rama kanë vënë bastet e tyre, ku edhe pse janë bashkëlojtarë, po përpiqen të shesin e të blejnë ndeshjet që po bëjnë sipas koeficientit të radhës, por për lojëra të ndryshme. Njëherë luajnë futboll, pastaj volejboll, e kthejnë poker....po ama gjithmonë luajnë dhe detyrojnë shqiptarët të vënë bast për ta. Kush do ta fitojë këtë herë betejën?
Loja që po luajnë është e rëndë, basti është i madh, në rast fitoreje dhe humbjeje të ndonjërës palë, askush nuk del i fituar, e nëse barazojnë, të fituar janë shqiptarët.
E kam fjalën për procesin e liberalizmit të vizave, një proces kaq i dëshiruar për gjithë votuesit e dy krahëve, por kaq i penguar vetëm nga dy lojtarë, Sali Berisha dhe Edi Rama, që në fakt po bëjnë lojën e tyre, por po luajnë me bastin tonë.
Tani, ne të gjithë i kemi mbushur skedinat. I kemi dhënë edhe vlerësimet. Nuk ka shumë prej nesh që kanë shënuar “X” në skedinën e tyre, pra ku nuk fiton as Berisha e as Rama, por fitojnë shqiptarët. Kemi ruajtur edhe në këtë skedinë pozitat militanteske, ku një pjesë e mirë kanë shënuar 1 (për fitoren e Berishës), e një pjesë tjetër kanë shënuar 2 (për fitoren e Edi Ramës).
E parathënie e kësaj ndeshjeje të madhe është pikërisht rezoluta e miratuar nga Parlamenti Evropian vetëm dy ditë më parë. Qartë e prerë, arbitrat ndërkombëtarë që po shikojnë në distancë dy liderët tanë dhe po monitorojnë vrapimin e tyre, kanë deklaruar haptazi se gjithçka për çështjen e liberalizimit të vizave për shqiptarët, e kanë në dorë Rama dhe Berisha. Arbitrat ndërkombëtarë e kanë vendosur rezultatin, (sikurse ndodh pak herë në arbitrazhe të tilla) dhe detyrimisht kërkojnë barazimin. Duke parë Ramën e Berishën, herë anulojnë golat e njërës palë, e herë të tjetrës, por kjo nuk mund të zgjasë pafundësisht. Edhe pse loja zgjat 90 minuta, apo 90 ditë, edhe pse mund të kalojë me shtesa, nuk mund të jetë e pafundme. Durimi i tyre do të soset në një moment, për të vërshëllyer në fushën e blertë e për të thënë ‘stop’. Do të tërhiqen pa shpallur fitues, por duke i lënë palët të zihen brenda së njëjtës fushë, madje siç zihen shqiptarët. Nga stolat rezervë, ata do të shohin përleshjen e do tallen, do tallen gjatë me ne.
Sikur e imagjinoj këtë skenë para syve, ndërsa Rama e Berisha ndeshen përballë një topi në fushën e blertë dhe ne jemi në rolin e spektatorit. Kemi ditë e ditë që gërthasim e ngremë flamujt, sa të njërës palë e sa të tjetrës. Por nuk kemi vuvuzela që t’u fryjmë. E pasi të kemi gërthitur e ulëritur fort, të shohim lojtarët tanë të gjakosur në fushë, edhe ne do dimë të themi ‘stop’. Sepse barazimin, atë “X” ku duam të fitojmë të gjithë, do ta kërkojmë me detyrim, pavarësisht sesa kemi humbur në pozitat militanteske. A do ta kuptojnë vallë dy liderët tanë që edhe ne e duam barazimin? Vallë, a do të mund ta kuptojmë dhe ne se kjo gjendje nuk mund të zgjasë pa fund?
Ja që ky Botëror na u ngatërrua nëpër këmbë këtë vit, në kohë krize, në një vend të varfër, aty ku ne nuk shpresojmë shumë nga qeveria apo opozita, e ku i jemi drejtuar fatit. Praktikisht, luajmë bast me jetën tonë, me një arbitër ndërkombëtar që na nxjerr gjithmonë në pozicion jashtë loje. Por, a kemi fituar ndonjëherë me baste? E kemi provuar në ’97-ën...rezultuam të dështuar. Tani nuk besoj se ndokush nga ne kërkon të gënjehet për së dyti. Këtë herë nuk humb njëra palë, nuk humb as tjetra, humb Shqipëria. Nëse këtë ndeshje nuk e nxjerrim barazim, sikurse është përcaktuar, mirë është të përgatitemi për të detyruar lojtarët tanë të bëjnë gati valixhet e të kthehen në shtëpi. Herë pas here, ndoshta njëherë në katër vjet, (tamam kohë për Botërorin e ardhshëm) është koha të rifreskojmë edhe ekipet. Dhe të shpresojmë sërish.