Po me PDK’në
Unë i them “Po” koalicionit me PDK’në. AAK, në cilindo variant, duhet të jetë pjesë e Qeverisë së ardhshme. Ne duhet të marrim përgjegjësinë për nxjerrjen e vendit nga situata aktuale. Së pari duhet ta rregullojmë sistemin zgjedhor. Kështu nuk mund të shkohet më. Më 12 dhjetor të gjitha partitë, përfshirë edhe AAK’në, abuzuan me votën e qytetarëve. Nënkryetari i AAK’së, Naim Maloku flet për Express.
Express: Cili është qëndrimi juaj si AAK për krejt këto rrethana në të cilat ndodhet politika kosovare pas këtyre zgjedhjeve?
Maloku: Nëse më pyetni për vlerësimin tim personal, është një abuzim total me besimin e qytetarëve, është një proces zgjedhor total i devalvuar dhe mendoj se është shumë e vështirë që rezultati i certifikimit të mandateve të jetë i besueshëm. Pra, në këtë gjendje jemi si Kosovë. Është abuzuar jo vetëm mes partive politike, por edhe brenda subjekteve. Kjo është më e keqja që ka ndodhë. Edhe Aleanca është në mesin e atyre subjekteve. Abuzime të brendshme të mëdha ka pasur edhe në PDK, AAK edhe në Vetëvendosje çuditërisht, diçka më pak në LDK. Në AKR ka aty-këtu. Edhe nga vlerësimet e ndryshme dhe ato të KQZ’së po del se është abuzuar shumë procesi.
Express: Pse po i përmendni këto, jeni dëmtuar edhe ju z. Maloku?
Maloku: Jo, nuk di për rezultatet personalisht, nuk merrem me votat e mia e as me rezultat timin. Janë komisionarët, është KQZ’ja që merret. Po u them sinqerisht që nuk di as nuk ka në Aleancë ndonjë njeri që na ka thirr me na thënë kështu është puna. Edhe kjo ndoshta është keq sepse është dashur shefi i shtabit ose dikush me dal. Ato informacione po mbahen të mbyllura ose ndoshta as ata s’dinë. Nuk dimë asgjë.
Express: Krahas këtyre debateve për manipulim të procesit zgjedhor, është edhe debati tjetër për koalicionet për formimin e një qeverie. Cili është disponimi sot në AAK, ju jeni Nënkryetar, cilat janë informatat që keni për mundësinë e hyrjes së AAK’së në koalicion?
Maloku: Qëndrim zyrtar nuk kemi marrë, janë individët që pyeten... Ata ndoshta mund të flasin edhe në emër të AAK’së, por unë po ju them juve se qëndrim zyrtar AAK si strukturë, si Kryesi, si Këshill Drejtues nuk ka marrë. Ne presim certifikimin e mandateve se si do të del AAK’ja, por edhe tjetra është se ne nuk kemi marrë ofertë edhe përderisa ne nuk marrim ofertë, nuk mund të marrim ndonjë qëndrim. Por, unë po ju them se do të jam njëri prej atyre që, nëse do të merret oferta të shqyrtohet në Kryesi, në Këshill Drejtues. Pra, me reflektu në bazë të përgjegjësisë që e merr AAK’ja dhe përgjegjësisë që duhet me e pasur subjekti jonë politik ndaj procesit që ka ndodhur në Kosovë ndaj vetë kësaj gjendjeje që kemi rënë, të gjithë jemi pjesë e asaj. Unë jam kundër asaj që kushdo të nxirret dhe të thotë jo unë s’kam qenë pjesë e asaj. Po të gjitha subjektet politike kemi qenë pjesë e sjelljes së Kosovës në këtë situatë dhe ne duhet të gjejmë shtegdalje nga kjo situatë në bazë të përgjegjësive që janë tash edhe në bazë të numrave që do të dalin tash, pavarësisht se janë të pabesueshëm. Mendoj se këto parti duhet me marrë përgjegjësinë mbi vete për Kosovën.
Express: Pas reflektimit që përmendet që do të bëjë AAK, cili është sugjerimi juaj, cila duhet të jetë përgjigja rreth pjesëmarrjes në qeveri ?
Maloku: Ne duhet t’i shqyrtojmë realisht dy opsione, opsionin e një qeveri të marrëveshjes qysh po e quan lideri i LDK’së - qeveri teknike...
Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Gazetës Express.