E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pritjet e Ushtruesit

Jakup Krasniqi tha se zgjedhjet e 23 janarit në Mitrovicë do të shënojnë edhe përmbylljen procesit zgjedhor të nisur më 12 dhjetor. U.D. i Presidentit tha se pret që në fillim të muajit mars të konstituohen institucionet e reja të Shtetit të Kosovës. Nga Express më 15 janar 2011 në ora 08:35

Ushtruesi i Detyrës së Presidentit, Jakup Krasniqi, ka deklaruar se institucionet e reja do të konstituohen në fillim të muajit mars.

Ai këto komente i bëri të premten pas takimit me Presidentin e Shqipërisë, Bamir Topi.
“Edhe pse për zgjedhje kemi folur mjaft, dua të them që pas zgjedhjeve të 23 janarit, që do të mbahen në Mitrovicë, do të mbyllet qarku zgjedhor i zgjedhjeve që ka filluar më 12 dhjetor 2010. Certifikimin e pres jo në mars, por e pres më së largu në dhjetëditëshin e parë të muajit shkurt dhe fundi i muajit shkurt apo fillimi i marsit unë besoj shumë që do të konstituohet Kuvendi i Kosovës dhe do të zgjidhet presidenti dhe qeveria e saj”, tha Krasniqi në Tiranë.

Në këtë takim, Krasniqi dhe Topi kanë biseduar edhe për shumë çështje tjera të interesit të dyanshëm.

“Me Krasniqin biseduan për të gjitha çështjet e bashkëpunimit midis dy vendeve tona, që njohin gjithnjë e më shumë zhvillime të reja, rreth situatës politike respektive në të dy vendet tona dhe natyrisht për të diskutuar për çështjen e shumëfolur të raportit të Dick Martyt, i cili do të jetë edhe objekt i shqyrtimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës”, tha Topi pas takimit.

“Natyrisht, qëndrimi i shtetit shqiptar është i qartë, së pari ne inkurajojmë lidershipin politik të Kosovës, institucionet e Kosovës për konstituimin sa më të shpejtë të institucioneve kushtetuese të Parlamentit, të Presidentit, të Qeverisë së Kosovës, për të vazhduar planin e rindërtimit të Kosovës së re, shtet i lirë sovran dhe i pavarur dhe për të ushtruar të gjitha mundësitë reale të bashkëpunimit në rajon, por edhe më gjerë, qoftë sa i përket kompozicionit të një shteti në këtë linjë, por edhe sa i përket vazhdimit të njohjeve të reja për Kosovës”, vazhdoi ai.

Jemi fokusuar në mënyrë të veçantë te nevoja e reagimit institucional të të dy vendeve tona në mënyrë të sinkronizuar në Këshillin e Europës për sa i përket raportit të Dick Martyt, tha Topi.

“Gjithsesi, përderisa ka një raport të një anëtari të KE’së, duke pasur një respekt maksimal për Këshillin e Europës ku ne jemi anëtar, patjetër që do të dëshmojmë edhe njëherë që këto fakte, të ashtuquajtura fakte, nuk ekzistojnë”, u shpreh Topi.
U.D. i Presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ndërkaq, konfirmoi përmbajtjen e bisedimeve me homologun nga Tirana, duke shtuar se të dy vendet tona, institucionet e dy vendeve tona, kanë nevoja të shumta për t’i koordinuar punët në shumë fusha.
“Konsiderojmë që Kosova dhe Shqipëria kanë shumëçka të përbashkët dhe janë krijuar kushtet që t’i shfrytëzojmë këto rrethana për të avancuar zhvillimin ekonomik, zhvillimin e demokracisë, por edhe zhvillimin e diplomacisë të dy vendeve tona në raport me komunitetin ndërkombëtar”,

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›