Po na rilindin edhe monstrat e drejtësisë së diktaturës
Nuk kane kaluar akoma tre jave nga publikimi i nje interviste ne gazeten qe kontrollohet plotësisht nga Partia Socialiste ngjyre mavi, te nje nga krimineleve me te fundit te Shqiperise dhe Ballkanit, shokut Fehmi Abdiu, kur po kjo gazete, i hap perseri faqet kesaj monstre te pashembullt. Nëse ne intervisten e javeve perpara, ky monster (do ta permend keshtu se me vjen ndot t’ja përmend emrin) kerkonte qe te hapeshin burgjet per antaret e partive te djathta, ne intervisten e te henes botuar ne gazeten qe prodhohet nga deputeti i ardhshëm i Parlamentit, Koço Kokëdhima, kerkon me insistim qe te behen ndryshime kushtetuese ne Librin Themeltar te Shtetit, Kushtetuten e Shqiperise. Nuk dua te hyj ne imtësitë dhe logjiken e atyre gjerave qe kerkon te ndryshoj ky monster, sepse nuk kam tagrin qe te diskutoj dhe te hyj ne debate juridike, sepse nuk jam ekspert i kesaj fushe. Ajo qe mua me lendon eshte se si ka mundesi akoma qe sot, mbas 23 vjet demokraci, kriminel te tille,qe kan futur neper varre dhe burgje me qindra-mijëra shqiptar, e theksoj shqiptar, te kene kurajon civile te dalin dhe te japin mendime juridike se si duhet te jete Kushtetuta e Shqiperise. Ky monster,vendi i te cilit duhet te ishte perjete mbas hekurave te burgut, për krimet qe ka bere kunder shqiptareve, dhe veçanërisht per denimin e fundit te dhënë prej tij ndaj poetit Havzi Nela, varje ne litar, bredh lirshem dhe jep intervista te dyshimta per qellimet qe ka ne te vertete, dhe ajo qe eshte me skandaloze eshte se ky monster drejtuaka qe para 3 vjetësh Institutin e Studimeve Gjyqesore dhe Kushtetuese. E kuptoni se ku jemi dhe ku po shkojme? Drejtohemi akoma nga kriminele te rrezikshëm, te cilet nuk u ngopen per krimet e kryera gjatë kohes se diktatures, por kerkojne qe t’i shkojnë me tej ketyre krimeve duke denuar kundershtaret dhe duke kerkuar qe te ndryshojne kushtetuten, sepse, sipas ketij monstre, e majta e ka te gjithe mundesine ta bej kete,mbasi ka numrat ne parlamentin e ri.
Ideja per te bere ndryshime kushtetuese nuk eshte nje mendim personal i kesaj monstre te rrezikshme per shoqërinë shqiptare dhe europiane. Është qellimi ne vetvete i Partise Socialiste, qe mbasi beri ndryshime kushtetuese ne vitin 2008, te gjitha te ideuara dhe te propozuara nga kryetari i partise, Edvin Kristaq Rama,por qe nuk i dolen hesapet mire se i humben zgjedhjet e 2009-s, kerkuan nje falje me gjysem zeri dhe ato ndryshime i quajten nje gabim te perkohshëm. Tani, me fitoren e zgjedhjeve te 2013, morën krahe dhe po përgatisin neper kulisat e selise te partise se tyre,ndryshimet kushtetuese dhe qe i kerkojne me gojen e juristit monster, anetar i Partisë se Punes dhe Partisë Socialiste.
Qe edhe mund te behen ndryshime ne kushtetute, eshte normale, por keto ndryshime qe kerkon ky monster dhe qe mbrapa tij ka PS-ne kane qellime te mbrapshta. Ashtu si ne dy kushtetutat e diktatures, edhe pse Shqipria quhej vend demokratik, partia ishte mbi te gjitha. Kundershtaret e tij burgoseshin,pushkatoheshin apo internoheshin. Te njëjtën gjë kërkon edhe sot PS-ja nepermjet gojes te ketij perbindeshi monster. Nuk te pushkaton, se ne burg edhe te fut, se e kërkoi kete gje para tre javësh, po te heq nga puna. Dhe qe kjo eshte e vërtetë, mjafton te shkosh ne zyren prane zyres se kryetarit te PS-se ku bëhen aplikime per vende pune. Eshte byroja politike e cila do te vendose pastaj se ke do mare dhe ke do heqi nga puna. E habitshme por e vërtetë; historia perseritet. Me ardhjen e komunisteve ne pushtet, mbas çlirimit, te gjithë ata njerez te mençur dhe te diplomuar jashte neper universitetet me te mira te Europes, u hoqen nga puna dhe u derguan qe te thanin keneta dhe te hapnin kanale, ndersa teneqexhinjtë, argatët, barinjte e soji e sorollopi i tyre u ftuan neper zyrat e shtetit per te drejtuar vendin. Te njejten gje po ben djali i skulptorit, ish-nënkryetarit te Kuvendit Popullor, Kristaq Rama, piktori Edvin Kristaq Rama. Po përgatit heqjen e nje pjese te mire te administrates. Ligjerisht nuk mund ta bëjë dot se ka nje kod pune. Atehere nepermjet monstres kriminel, kerkon ndryshime kushtetuese, per te ligjeruar veprimet amorale qe mendojne te bejne pasi te marrin qeverine ne dore.
Qellimet e mbrapshta te ketij monstre dhe partisë qe qendron mbrapa tij Europa ju ka dhene pergjigje gati 20 vjet përpara. Ne Gjermani psh, asnje person qe i ka sherbyer STASI-t dhe qe ka dhene vendime ne denimin e njerezve qe perndiqeshin nga STASI, si puna e kesaj monstre, nuk kane te drejte te jene as trajnerë,dhe jo me te drejtojne institute dhe te japin mendime per ndryshime kushtetuese.
Dhe ajo qe vertet me ben pershtypje eshte se te gjithe keta monstra, si ky, kane gjetur strehën tek partia e tyre dhe i sherbejne me devotshmeri, edhe pse moralisht duhet ta kuptojne qe nuk kane te drejte te flasin publikisht.