E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandali i përgjimeve, Lushtaku nuk flet

Derisa gjendej në fshatin Pemishtë të Skenderajt, ku komuna kishte participuar me 3 mijë euro në ndërtimin e shtëpisë së një familjeje në nevojë, Sami Lushtaku është pyetur nga gazetarët për skandalin e përgjimeve.

Ai as nuk e ka marrë mundimin të përgjigjet për këtë punë. Kur është pyetur për përgjimet ka folur diçka tjetër. “Sot kemi ardhur këtu që t’i ndihmojmë kësaj familjeje” ka thënë Lushtaku, transmeton KlanKosova.

Përgjimet janë publikuar javën e kaluar./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›