Kundërshtojnë IBM-në, kalojnë natën në Jarinje

Serbët në veri kanë vazhduar edhe gjatë ditës së sotme protestat në Jarinje.
Siç raportojnë mediet serbe shumë serb do të kalojnë edhe natën e sotme në Jarinje duke kundërshtuar kështu marrëveshjen për IBM-në.
Kryebashkiaku ilegal i Leposaviqit Dragisha Vasiq gjatë ditës kishte thënë se serbët do të mbeten në Jarinje, derisa të marrin një zotim me shkrim nga qeveria e Beogradit për mos zbatim të kësaj marrëveshje./Indeksonline/