E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koalicioni me AAK-në, rezistencë në kryesi të PDK-së

Jakup Krasniqi thotë se ende nuk është bërë e qartë se pse është e nevojshme që të ndërrohet partneri i koalicionit qeverisës dhe pse duhet  Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës të bëhet pjesë e qevrisë.

“Nëse bëhet arsyeshmëria së përse po bëhet ndryshimi i koalicionit dhe bëhet e qartë se pse po vijnë ndryshimet, atëherë mund të flitet për këtë” ka thënë Krasniqi për KTV-në.

Për ta ndryshuar partnerin e koalicionit, PDK-ja duhet ta kalojë këtë çështje në kryesinë e partisë.

Tashmë, disa nga anëtarët e kryesisë janë pozicionuar kundër këtij koalicioni.

Përveç Krasniqit edhe Rrustem Mustafa kishte thënë se nuk e përkrah këtë koalicion.

Haradinaj ndërkaq, po vazhdon të flasë për PDK-në, duke iu referuar si ‘partia partnere’ kurse për vetën e tij, flet si kryeministri i ardhshëm./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›