E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvritet gruaja, kishte humbur burrin dhe vajzën në Gërdec

Tushe Osmani, e cila humbi vajzën nga shpërthimi në Gërdec, dhe bashkëshorti i saj vrau veten në 2009-n, i ka dhënë fund jetës duke pirë helm. Ajo është gjetur sot pasdite e pajetë në banesën e saj në Vorë.

Nga shpërthimi tragjik i vitit 2008, ku mbeten të vdekur 26 persona, Tushe Osmani dhe Kujtim Osamani humbën vajzën e tyre 19-vjeçare. Një vit më pas, në fund të vitit 2009, pasi mbeti pa punë edhe Kujtimi i dha fund jetës.

Në këtë situatë Tushe, mbeti e vetme dhe me një ndihmë financiare prej 5 mijë lekë në muaj. Shumë kjo e cila, jo vetëm e pamjaftueshme për të përballuar jetesën por as për të paguar energjinë elektrike pasi një ditë më parë CEZ Shpërndarje i kishte prerë dritat.

Qeveria si ndihmë kësaj familje i ofrojë 200 mijë lekë të reja, sa për të varrosur vajzën. Tani që edhe Tushe Osmani i dha fund jetës, mbesa e saj ka mbetur dy herë jetim./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›