Edhe minoriteti mes PD-së dhe PS-së
Autori i Lajmit: Laureta Roshi
Nga Saranda Laureta Roshi
Saranda është e majtë..i kishim të qarta rezultatet para votimit..këto janë thënie paragjykuese dhe justifikuese për njerëzit që drejtojnë strukturat partiake, pasi të dhënat pas numërimit të kutive me vota treguan se çuditërisht më shumë votohej majtas në zonat ku qeverisja lokale ishte e djathtë. Diçka nuk ka funksionuar mirë në imazhin apo përcjelljen e interesave mes votuesve. Në fshatrat minoritare numri i ulët i banorëve, për shkak të emigracionit, shënoi një pjesëmarrje të ulët, 20% në votime. Edhe në minoritet drejtimi i votës as djathtas as për PBDNJ-në apo për Lëvizjen për të Drejtat e Njeriut, por majtas, u përcaktua dhe nga mosha e madhe e banorëve që votuan. Në Krane, ku votonin në lista 840 banorë, morën pjesë në votime 130 banorët që jetojnë dimër-verë.
Tendenca për të votuar pak PBDNJ-në dhe pak më shumë PS-në në fshatrat Gravë, Karroq, Grazhdan, Kulluricë, Xarrë etj., sipas vëzhguesit të KRIIK dhe ECA, Ridvan Bozho, erdhi si rrjedhojë edhe e infrastrukturës së dobët, komisionerët e këtyre zonave në shumicën e qendrave të votimit rezultonin në moshë të hershme si dhe me arsim deri 8-vjeçar të diskutueshëm. Zoti Bozho është vëzhgues i proceseve zgjedhore, dhe me shumë rezerva ai pohon se komisionerët ishin të pakualifikuar dhe kishin mosnjohje të ligjit. E demonstruar kjo edhe në ambalazhimin e votave në kutitë e materialeve apo në mosregjistrimin e numrit identifikues të votuesve.
Komisionerët në shumicën e herëve nuk ishin të trajnuar për zbatimin e ligjit, madje, shumica e tyre u caktuan në shumë zona në 24-orëshin e fundit apo në një mbledhje ku si fillim u renditën emrat e propozuar nga seksionet e më pas u zëvendësuan me të njohurit e afërt apo me drejtorët e institucioneve që drejtojnë që në vitet 90.
Cilësia e komisionerëve të caktuar në zonat 64, 65 dhe 66 la shumë për të dëshiruar edhe për nivelin e tyre arsimor. Në Xarrë, në zonën e minoritetit ishin komisionerët kryesisht të moshuar dhe pa arsim të mesëm deri pa arsim 8-vjeçar, gjë që la hapësirë për një menaxhim jo të saktë të procesit të votimit, të disa problemeve që u krijuan në 2 qendrat e votimit në Halo dhe Gravë. Në këto fshatra komisionerët zonalë denoncuan papërgjegjshmërinë e pushtetit lokal që në fillim të procesit të shpërndarjes së materialeve, pasi vonoi tërheqja e kutive të materialeve deri pak orë para fillimit të procesit të votimit. Në Karroq, 60 kilometra larg KZAZ, për rrjedhojë kutitë u hapën në mesditën e 28 qershorit dhe 123 votuesit përfunduan votimin mbrëmjen e së dielës..
Deklarata e zotit Kosta Barka, kandidat për deputet në KZAZ-në 65 se do të ndiqte në rrugë gjyqësore veprimet e papërgjegjshme të komisionerëve në qendrën e votimit në fshatin Qenurja, ku nga 100 votues kishin votuar 230, në Gravë e Halo, ku sipas informacioneve paraprake nuk kishin votuar të pranishëm shtetasit, por me telefon nga qendra e votimit në emigracion, aty ku gjenden ne vendin fqinjë. Përçarja e PBDNj-së pas deklarimit të kryetarit Vangjel Dule për aleancën me PS-në e çoroditi në ekstrem grupimin e minoritarëve, tashmë jashtë funksionit që ka PBDNJ si parti politike dhe Omonia si organizatë në mbrojtje të traditës dhe të drejtave të minoritarëve.
Rezultatet paraprake të numërimit treguan se në Gravë, PD mori 20 vota; PS, 5; PBDNJ, 98; në Lefter Talo, PD 4, PS 6 dhe PBDNJ 24, në total PBDNJ arriti të plotësojë me votat e zonës minoritare deputetin e vetëm në Parlamentin e ardhshëm.
Njerëzit e drejtuan votën e tyre sërish ose majtas ose djathtas, pa alternative mendimi individual, madje në shumë fshatra si Rusan në Delvinë u vazhdua me votimin familjar, rrjedhojë e nivelit të kulturës dhe pavarësisht reagimit të komisionerëve shumë gra i drejtoheshin kutisë së fshehtë me bashkëshortin, ku sipas tyre, “Burrë e grua mish e thua edhe aty”. Në Rusan komisionerët kishin shpenzuar gjithë limitin e lënë nga ligji për votimin me ndihmë që në katër orët e para të votimit, ku nga 210 votues ishin plotësuar edhe 20 deklarata për votim dyshe, me ndihmë, arsyet mosshikim i qartë dhe analfabetizëm.
Nëse procesi i numërimit në zonat 64,65 dhe 66 të qarkut Vlorë, përkatësisht në KZAZ-të në Ksamil Delvinë e Sarandë, nuk u kontestua dhe tregoi një harmoni ligjore mes komisionerëve të majtë e të djathtë është procesi i votimit i keqkomentuar për infrastrukturën e dobët, veçanërisht në zonën minoritare ku edhe për shkak të terrenit ishte e vështirë prania e vëzhguesve afatgjatë.
Të votohesh a jo edhe në fshatin a qytetin tënd, edhe nga shtëpia jote a jo, do të thotë që listat e kandidatëve të nisnin jo vetëm nga liderët e huazuar nga qendra, ndoshta vendosja e tyre në renditje në brendësi të listave do ta bënte fushatën më të vërtetë dhe serioze në impenjim, pasi kryesimi i listës ishte fitore e garantuar majtas dhe djathtas. Sa fyese ishte për të majtët e Fierit zhvendosja e Gramoz Ruçit në krye të listës nga qarku i Gjirokastrës në qarkun e Fierit, partitë ende vazhdojnë të shpërblejnë individët e besuar në emër të popullit. Por nuk munguan në këtë proces leksionet e vogla se çfarë elektorati do. Kur kutitë e fshatit Mursi u hapën, votimi në maksimum për kandidatin e LSI-së, Gjergji Mano, 214 dhe për Partinë Demokratike 199, tregoi se në skajet majtas-djathtas, votuesit shkëputën LSI-në për rastin kur bëhej fjalë për një djalë të fshatit të tyre, për Gjergji Manon.
Për herë të parë nuk pati skandale mes komisionerëve apo numëruesve, votuesit besuan se vota e tyre u menaxhua mirë dhe besuan më shumë kur panë politikanë humbës si në Fier të këmbëngulin për mbajtjen e kutive duke përdorur militantët në mjediset e KZAZ-së 20, duke fjetur 3 ditë e net me kutitë e votimit, pavarësisht se nuk arritën të krijonin asnjë incident për ta përdorur më pas.
Problemet e pronave në Bregdet, edhe pse rruga e Bregut krijoi më së fundmi lidhjen e Shqipërisë me lëvizje, drejtuan votuesit kundër së djathtës për një interes të pritshëm atë të njohjes së pronës dhe zgjidhjes së problemeve si Kakomeja.
Pas publikimit të rezultateve, koalicioneve qeverisëse që do të dekretojë Presidenti i Republikës, i mbetet shoqërisë civile të rikthehet në etapat e procesit më të fundit zgjedhor për të programuar përmirësime në kulturën e lidershipit apo të rritjes së interesit për pjesëmarrje në votime.
Ky lajm është publikuar: 07/07/2009