Kejti Perri: “Për karrierën sakrifikova dashurinë”
Është bërë e famshme si këngëtare, ka rrëfyer se ka puthur një vajzë dhe që i ka pëlqyer, por nuk kënaqet me kaq. “Duhet të lë një trashëgimi- rrëfen për revistën “Cosmopolitan” – kam sakrifikuar dashurinë dhe jetën sociale për karrierën. Do të më duhen rreth tre ose katër vjet për të arritur objektivat që i kam vënë vetes”. Ajo është një vajzë me ide të qarta. Mjafton të shohësh mënyrën se si u vu në qendër të vëmendjes brenda pak muajve: me anë të albumit të realizuar si dhe përdorimit të mediave për qëllimet e saj. Përveç fotografive të realizuara për kopertinën, Kejti flet me zemër të hapur për suksesin e papritur, që megjithatë nuk është ende i plotë dhe përfundimtar. “I jap kohë vetes deri në moshën 25 vjeçare për t’ia dalë mbanë. Nëse kjo nuk do të ndodhë, do të më duhet të kërkoj një burrë...”,- shprehet këngëtarja. Për momentin Kejti është e përqëndruar në karrerën e saj duke lënë mënjanë jetën private. “Kjo periudhë është tepër e rëndësishme në jetën time. Megjithatë nuk dua të mbahem mend për shumë kohë si “këngëtarja që puthi një vajzë”, duhet të mbahem mend për diçka tjetër më të vlefshme”.
8 Korrik 2009