E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, mbytet në pus gruaja 47-vjeçare

 

Tiranë - Një grua 47 vjeçe është vetëmbytur dje në një pus uji pranë shtëpisë së saj në zonën e Vorës, periferi e kryeqytetit. Burimet zyrtare nga policia thanë se ngjarja ndodhi në orën 09:20. Në këtë kohë, sipas policisë, mësohet se Dije Dedaj është hedhur në pusin që ndodhej pranë shtëpisë duke i dhënë fund jetës në mënyrë të papritur. Sipas burimeve nga policia e Tiranës, njoftimi për ngjarjen është bërë në sallën operative nga familjarët e viktimës të cilët e kanë zbuluar gruan nën ujë pasi ishte hedhur në pus. Policia tha se një grup i gatshëm shkoi në vendin e ngjarjes ku pas veprimeve hetimore paraprake është konfirmuar se gruaja prej disa kohësh vuante nga probleme  depresioni. Burimet nga grupi i hetimit të kësaj ngjarje thanë se vetëvrasja nga problemet depresive është pista e vetme që po hetohet për këtë ngjarje, pasi rezulton se viktima nuk ka pasur konflikte apo debate në familje për shkaqe të tjera. Hetuesit kanë marrë në pyetje disa persona që u gjetën në vendin e ngjarjes, si dhe kanë sekuestruar disa sende në cilësinë e provave materiale.                    t.s

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›