Po pastrohet ajri që po na zë frymën!
Eksperti britanik i digave, britaniku Andreu Sheerman-Chase, ka qenë pranë shqetësimeve të komunave të dëmtuara dhe ka vënë ré gatishmërinë e menjëhershme të qeverisë për t’u ardhur në ndihmë vendeve të përmbytura. Prononcimet e këtij njeriu të nderuar, me detyrën e shefit të Hidrologjisë, Zumax AG, janë krejtësisht të besueshme, në krahasim me korin e gam-gamëve, në shërbim të pseudokryetarit të PS-së, Edvinit, thyerësit të nenit 28 të statusit të partisë së tij. Le të shohim shqyrtimet kryesore të ekspertit britanik , që kanë të bëjnë me problemin e përmbytjes sonë:"Mora vesh se ka pasur kritika në lidhje me operimin e digave; por opinioni ynë është se digat nuk e kane përkeqësuar situatën: Në fakt, situata do të ishte shumë më e rëndë nëse digat nuk do te funksiononin". Për ekspertin britanik, i angazhuar ne zgjidhjen e një situate të ngjashme vitin e kaluar ne Rumani, “gjendja duket se po përmirësohet ndjeshëm, falë angazhimit te strukturave përgjegjëse”. (...). Citojmë ende: “Mendoj se deri tani qeveria ka bërë një punë të mirë në përballimin e situatës". Eksperti i digave dha edhe një këshillë për banorët e zonës, që ka të bëjë me problemin që ka rrjedhur ngase njerëzit kane ndërtuar në mënyrë të paligjshme në zonat pranë digave. “Ata duhet të jenë të kujdesshëm, kur ndërtojnë, që të mos u rrezikohen ndërtimet nga përmbytjet” – u shpreh eksperti i dëgjuar britanik.Tani dalin profanë të kësaj fushe dhe bëjnë gjyqtarin e prokurorin, duke dhënë sentenca të cilat qëndrojnë si një kravatë firmato në veshjen e një njeriu me opingat tërë baltë! I tillë na u duk Erion Braçe dje, në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste. Ai është portretizuar siç e ka hak, nga një bashkëpunëtori ynë i “55-s”, Feti Zeneli, të cilin do të më pëlqente ta citoja: “Erioni foli para të pranishmëve si një “kompetent” i padëgjuar më parë për digat mbi lumin Drin dhe për menaxhimin e tyre në kohë reshjesh të shumta. Një televizion i njohur për mbështetjen e tij ndaj politikës destruktive të Edvin Ramës i kishte ofruar atij disa informacione mbi parashikimin e motit, duke filluar nga java e fundit e muajit dhjetor 2009. Dhe, mbi bazën e një informacioni të tillë “shkencor”, Erioni filloi të artikulojë fjalë e shprehje denigruese për qeverinë “Berisha 2”, ashtu siç bënte para disa kohësh me titujt e faqes së parë të gazetës “Zëri i Popullit”, që u bënë të neveritshëm edhe për vetë Edvin Ramën, i cili e zëvendësoi, pa u menduar gjatë, në këtë detyrë. Në një pozicion të tillë e kemi parë shpesh Erion Braçen, që të flasë për tema nga më të ndryshmet, në histori, gjeografi, biologji, kimi, ekonomi, astronomi, etj., jo si politikan, por si “shkencëtar”. Erion Braçe e shikon të folurën pa përgjegjësi e me agresivitet të lartë si një mënyrë për të rënë në sy të të tjerëve, për shkak të shtatvogëlsisë si njeri. Pra do të kompensojë defektet trupore duke folur për fenomene ekonomike e natyrore, për shpjegimin shkencor të të cilave mendohen mirë e vihen në pozitë të vështirë edhe shkencëtarët më të famshëm të rruzullit. Kam parë një foto të tij përkrah Edvin Ramës, ku koka nuk i arrinte as deri tek mesi i kreut të PS-së, dhe maja e hundës ishte paralel me kopsën e fundit të pantallonave të Ramës i cili, për nga trupi, është një goxha zdap i gjatë. Kjo është arsyeja që një rol të tillë, Erioni nuk e luante në kohën e Fatos Nanos, megjithëse goja as atëherë nuk i ka pushuar ndonjëherë”.Gam-gamë të tillë fabrika prodhuese e demagogëve si Braçe-Bazet dhe disa nga mercenarët, - shto edhe renegatët interesaxhinj - , e kanë prishur atmosferën eko-politike tonën, se duket që nuk kanë mjaftuar plehrat e kudogjendura në Tiranë, që na i kanë bërë hundët fërtele.Eksperti anglez ishte si eksperti amerikan, në një ngjarje tjetër të mëparshme kur politika e ER-së kërkonte atentatorë në një fushë të zbuluar anë e kënd nga rrezet e diellit, sikur të ishte e mundur që të gjendeshin qiqrat në hell.”Nuk do të ekzistonin Tartufët, po të mos kishim në mjediset tona Orgonët” (mirëbesuesit), shkruante njëri ndër vlerësuesit e mëdhenj të Molierit. është për t’u përshëndetur, pra, kjo veprimtari e shëndetshme shkencëtarësh dhe vendimet gjyqësore që sanksionuan prishjen e ndërtimeve mujshare në mes të rrugës (!), që të na kthjellohet e vërteta që synon të merret nëpër këmbë, që të na liberalizohen vizat dhe të na hapen dyert e Bashkimit Europian, në afatin sa më të shkurtër.E vërteta mënon, por nuk harron....