E Shtunë, 31 Tetor 2026

Udhëzime të reja për Klanin e Zemunit

Nga Tema

Antena brenda familjes

Flamuri mori dje një udhëzim të çuditshëm. Iu ndalua të sqaronte militantët për Klanin e Zemunit. “Asnjë përgjigje, - i thanë. - Të gjitha janë provokime. Mos sqaroni më njerëzit për këtë gjë.”

- ǒtë ketë ngjarë? - tha Flamuri me vete. - Të jetë e vërtetë kjo puna e Fazlliçit që ka pas lidhje me ta dhe na e ndalojnë të flasim për këtë çështje...?

Dilemë të madhe kishte. S’dinte dhe kë të pyeste. Ai burri i kishte dërguar fjalë me Ridvan Boden dhe s’ia kishte bërë të gjatë. D.m.th., ishte diçka zyrtare. Se ai gjërat private i konsulton vetë kokë me kokë me Flamurin.

E pyeti dhe një herë Ridvanin se në çfarë konteksti ia tha këtë punën e Klanit të Zemunit.

- Më duket se e ka për këtë Dukën e Federatës, - tha Ridvani. - D.m.th., ka ndryshuar mendim qind për qind për të. E paska kuptuar që ishin të tepruara ato akuzat.

- Po pse, ç’ka bërë ky që është bërë i mirë? - tha Flamuri. - Ky dhe Platininë që solli, e çoi te Bamiri, nuk e çoi tek ai burri.

- Ashtu ishte puna, nuk i intereson shumë ajo punë e Platinisë, po me sa mora vesh unë, ne duhet ta mbështesim atë dhe bizneset e tij. Do thërrasësh pak dhe ata të KKRT që japin licenca dhe duhet t’i sqarosh për situatën. Puna është e thjeshtë. Ka shkuar ky Frangaj tek ai burri dhe i ka kërkuar një nder. I ka thënë: “Po na falimenton Supersporti”, kompania që jepte ndeshjet. Shkak qenka se një platforme e re me emrin “Tring” i paska blerë ndeshjet e Champions League. Atëherë ai burri i ka thënë: “Më thuaj si të të ndihmoj?” Ky i paska kërkuar që të mos i jepet licenca këtyre të “Tring”-ut që kanë blerë ndeshjet, dhe me këtë arsyetim, mot i marrim ne të Supersportit. Atij burrit i ka pëlqyer plani dhe është bërë shumë entuziast. Ka thirrur Elvana Hanën dhe i ka thënë që televizioni i saj të paraqitet në tender për licencë për platformë dixhitale, i ka thënë dhe Supersportit, dhe natyrisht “DigitAlb”-it. E ka vënë çmimin 10 miliardë lekë që mos të kenë mundësi të tjerë të konkurrojnë. Sa një licencë kazinoje e kanë bërë. Sa kanë qenë në kohë të Nanos, se tani ky po e heq, se do hapet ajo në Durrës dhe s’ia vlen të paguhet më 10 miliardë. 3 miliardë do t’i lëmë ato. Pasi u bë entuziast për propozimin e Frangajt, ai burri i dha siguri të plotë.

- Qenka ide e shkëlqyer, - tha. - Kështu ta bëjmë. Ia japim Supersportit licencën dhe e merr ti. Me kë je ortak aty?

- Me Armand Dukën, - i tha Frangaj, - po është burrë i mirë doktor, nuk është ashtu si mendon ti.

- Ashtu ë? Kjo qenka punë dreqi, se e kam sharë, i kam thënë mafioz, i kam thënë ke shitë ndeshje, ke kompani bastesh, çfarë s’i kam thënë. Le që i kam thënë Klani i Zemunit...

- S’ka problem doktor, se e ndreq unë këtë punë. Flasim me njerëzit poshtë dhe e zbusim. Se s’mban mend çdo njeri ç’ke thënë për të. Gjëra normale janë. Në politikë çfarë s’thuhet.

- Po sa muaj ke që je ortak me këtë Dukën ti? - e pyeti ai.

- Kam tre vjet, doktor. Sa erdhëm në pushtet. Se kështu e kam pas lënë me ta. Kur ishte PS në pushtet, ishin ata të parët, unë pas. Tani unë dal i pari, ata pas meje. Po nuk është me Klanin e Zemunit, e di unë. Se pyetëm dhe Fazlliçin, atë që erdhi në “Klan” dhe na tha që nuk është. Nuk e kishte parë emrin në lista. Se Fazlliçi i njihte të gjithë ata të Zemunit. Na tha që nuk ishte emri i Dukës.

- E di mo, e di, - tha Flamuri, - por hajt t’ua mbush mendjen njerëzve unë që ai burri tani është me Klanin e Zemunit dhe do t’i japë një licencë mbesës së gruas, një licencë Dukës. Kjo më vë pak në siklet, por do mundohem. Ishallah s’më pyet njeri.

- E keqja është se pyesin, se këta dreq njerëzish shikokan vetëm sport dhe, ngaqë këta të “Klan”-it kanë nisur sulmin, se po dalin jashtë tregut si televizion, njerëzit do pyesin se ç’qëndrim duhet mbajtur ndaj Klanit të Zemunit.

- E di, e di, dhe të gjithë më vinë mua këtu te PD. Se ju në qeveri nuk kanë ku t’u gjejnë. Po hajt se do ta ndreq unë. Mirë më the ti. Po u them që na siguroi Fazlliçi që nuk është, se ai i ka listat e Klanit të Zemunit. Dhe për Fazlliçin njerëzit kanë përshtypje të mira. E besojnë, se është heroi i PD në këto momente. Dhe ai burri ka thënë: “E kam mik për kokë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›