E Shtunë, 31 Tetor 2026

Po punoj...

Robert Cooper nuk ka dashur ta komentojë qëndrimin refuzues të Prishtinës për ofertën e tij, që Kosova të përfaqësohet pa fjalën “Republikë” në forumet rajonale. Në një prononcim për Express, diplomati europian ka theksuar se palët mund të thonë çfarë të duan publikisht, por, sipas tij, ende gjithçka është duke u negociuar.

Ndërmjetësi i BE’së në bisedimet Kosovë-Serbi, Robert Cooper nuk ka hequr dorë nga përpjekjet për t’i bindur palët që të arrijnë marrëveshje rreth çështjeve që aktualisht janë tryezën e bisedimeve.

Megjithëse vizitat e tij në Prishtinë të martën dhe e ajo e javës së kaluar në Beograd u cilësuan si të dështuara pasi britaniku nuk arriti t’i afrojë palët sa i përket marrëveshjes për përfaqësim e Kosovës në iniciativat rajonale, negociatat ende po vazhdojnë për të gjetur kompromisin.

Në një prononcim të shkurtër për Express, të enjten, Ndërmjetësi Cooper ka thënë se Brukseli është në kontakt të vazhdueshëm me delegacionet për arritjen e një kompromisi që do t’i kënaqte të dyja palët.

Ai beson se me angazhim serioz mund të arrihet një marrëveshje.

“Unë besoj se gjithmonë mund të gjejmë një marrëveshje përmes arsyes së shëndoshë”, ka thënë Cooper, për Express.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express....

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›