E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho, trajner i mirë për Barcelonën

Ish portieri i Barcelonës Vitor Baia ka lavdëruar trajnerin e Real Madridit Jose Mourinho dhe theksoi se bashkëkombësi i tij do të ishte opsion i mirë për gjigantin katalan.

“Për mendimin tim ai është trajneri më i mirë në botë dhe është person shumë i veçantë” tha Baia për Esports COPE.

“Mourinho do të ishte trajner i mirë për Barcelonën. Ai ka aftësi t’i adaptohet qdo kulture” u shpreh Baia. Mourinho punoi në Nou Camp mes 1996 dhe 2000 me trajnerët Bobby Robson dhe Louis van Gaal.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›