E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi vlerëson gazetaret

Presidenti i republikës Bamir Topi me rastin e festave te fundvitit ka pritur drejtues te medias, gazetare analiste e studiues. Duke e cilësuar median si institucionin me te dashur dhe me te besuar nga shqiptaret, Topi theksoi se misioni i medias se shkruar dhe asaj elektronike është përmbushur plotësisht. "Në të gjitha sondazhet keni qenë të parët dhe ky është treguesi më i fortë për secilin nga ju. Natyrisht edhe një refleksion që duhet të vijë nga të gjithë ne të tjerët që të jemi të barabartë me ju. Ju keni qenë prezent jo vetëm duke e përcjellë lajmin politik, por edhe duke debatuar me opinione të ndryshme, duke u bërë ndoshta komplementarë të një situate, së cilës ndoshta i ka munguar ndonjëherë debati politik institucional" - eshte shprehur Z. Topi.. Gjate një tjetër pritjeje ne presidence, kreu i shtetit ka dekoruar grupimin "Dhjetor '90" me titullin "Nderi i kombit". Topi theksoi se ne atë lëvizje te 20 viteve me pare nuk kishte udhëheqës te sprovuar dhe emra te përveçëm, por pjesëmarrës aktive dhe njerëz qe dinin te zgjidhnin qe ne atë kohe ne mënyrë pluraliste përfaqësuesit e tyre.

Shpërndaje          

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›