Po të mos jemi ne si flamuri...
...Unë e mirëprita idenë e një botimi me shkrime të zgjedhura për gjuhën shqipe nga profesor Ali Dhrimoja, i cili nga publiku njihet më fort për botimet e fjalorëve të tij gjermanisht-shqip dhe shqip-gjermanisht, të përgatitur me kompetencë shkencore
Kur ishte vetëm 19-vjeçar, Skënder Luarasi e mbyll shkrimin e tij “Dita e flamurit” me këto fjalë sa të vërteta, aq edhe profetike: “Por sado i mirë, sado i bukur dhe i këndshëm të jetë ky flamur, bukuria e tij prishet, fishket, venitet, po të mos jemi ne si flamuri. Le ta dimë që ne e bëjmë flamurin dhe jo flamuri ne. Po të jemi ne trima, besnikë dhe të drejtë, të lirë, të ndershëm, ashtu do të jetë edhe flamuri ynë, shënja e një populli trim, besnik, të drejtë, të lirë, të ndershëm. Po të jemi ne robër dhe tradhtarë, ashtu do të jetë edhe flamuri, shënja e robërve dhe e tradhtarëve... “
Ali DHRIMO
Është një e vërtetë e mahnitshme dhe që të krenon për disa nga patriotët tanë të mëdhenj: Ata jo vetëm kanë hedhur ide të mëdha e mobilizuese për mbarë kombin, por këto ide i kanë hedhur edhe qysh në një moshë çuditërisht të njomë. Le t’i kthejmë sytë nga Faik Konica, Fan Noli, Mithat Frashëri e shumë të tjerë. Në këtë hulli ka ecur edhe Skënder Luarasi, i cili qysh 17-vjeç e befason lexuesin me shkrimin “Vdekja heroike e Paros”, të cilin e mbyll me fjalët e dëshmores që vdes nga thikat e duarve antishqiptare: “E kam për nder të vdes për Shqipërinë! Jam shqiptare dhe vdes për kombin”, ose me shkrimin tjetër, kur ishte 19-vjeçar, “Dita e flamurit”, të cilin e mbyll me këto fjalë sa të vërteta, aq edhe profetike: “Por sado i mirë, sado i bukur dhe i këndshëm të jetë ky flamur, bukuria e tij prishet, fishket, venitet, po të mos jemi ne si flamuri. Le ta dimë që ne e bëjmë flamurin dhe jo flamuri ne. Po të jemi ne trima, besnikë dhe të drejtë, të lirë, të ndershëm, ashtu do të jetë edhe flamuri ynë, shënja e një populli trim, besnik, të drejtë, të lirë, të ndershëm. Po të jemi ne robër dhe tradhtarë, ashtu do të jetë edhe flamuri, shënja e robërve dhe e tradhtarëve... “
E këtë apostull të rrallë të shqiptarizmit edhe unë kam pasur fatin e madh ta kem pedagog të letërsisë perëndimore në Universitetin e Tiranës. Ne e dinim që ai ishte pedagog i gjuhës angleze, po nuk e dinim se ai dinte po aq në mos më mirë edhe gjermanisht. Shumë nga ne e dinin edhe që ai kishte bërë të njohur hiç më pak po Migjenin tonë të madh. E dinim edhe që kishte zbuluar një talent në shpërthim te Qemal Stafa me hartimin e tij të famshëm: “E vjetra shembet, kohët po ndryshojnë, një jet’ e re po lulëzon gërmadhash”. Por ne nuk e dinim edhe që Skënder Luarasin vijonte ta ndiqte, ashtu si të atin, “mallkimi i gjuhës shqipe”. Madje nisur nga emri i tij Skënder, ne pandehnim se ai ishte mysliman. Shumë më vonë do të mësoja se i biri i Petros, për çudi, nuk shkonte në kishë, por në teqenë e Qesarakës. E ai mallkim që në kohën e Rilindësve tanë të mëdhenj dihej e në ditët e sotme nuhatet nga vjen, në kohën që jetoi e krijoi Skënder Luarasi nuk para merrej vesh mirë e nuk kuptohej se nga vinte e ku i kishte rrënjët.
Megjithëse ia kishte blatuar zemër e penë kombit, e megjithëse thuhej se kishin ardhur ditë që do të lartësonin kombin, Skënder Luarasi fshikullohej herë pas here e madje jo rrallë shumë rëndë. Në këto rrethana ai filloi të shikonte rreth e rrotull për të zbuluar kush i lëshonte ato rrufe mbi të. Dhe për çudinë e vet hetoi se aty kishte edhe disa joshqiptarë, po që rrihnin gjoksin si të tillë e madje kishin poste drejtuese. Dhe duke soditur atë skotë të mbrapshtë, që dinte t’u përshtatej aq mjeshtërisht rrethanave të krijuara, jo vetëm u neverit, por duke qenë i biri i Petro Nini Luarasit e duke trashëguar guximin e tij dhe duke qenë i mbrujtur me një frymë demokratike në Amerikë e në Austri, ai, sa herë që e ndiente për detyrë se nuk duhet të heshtte, megjithëse e njihte, nuk donte kurrsesi ta zbatonte porosinë e Pollonit, dhënë të birit, Laertit, te “Hamleti”: “Mos e sill në gjuhë çdo gjë që të vjen në mendje.” Kështu, ai nisi të ngrinte zërin kudo kundër tyre me të dhëna që të shtangnin e që shpesh të bënin të mos i besoje. Një gjë të tillë ai e bënte edhe me ne studentët, na fliste herë gati hapur e herë me alegori a parabola për njerëz që edhe ne i njihnim e, pse jo, edhe i nderonim si figura kombëtare. Si një nga simpatizuesit e flaktë të tij dhe si i ri që pandehja se dija edhe unë diçka rreth njerëzve, kundër të cilëve ai ngrihej, një herë guxova t’i thosha:
“Profesor, ju keni një të mirë dhe një të keqe të madhe: Miqtë tuaj dini t’i paraqisni me ngjyra kaq të forta, saqë ai që nuk i njeh, thotë ose mendon: ‘Po këta, more, janë heronjtë e vërtetë dhe figurat e shquara të kombit tonë dhe jo ata dordolecë që na tregojnë.’ Kurse armiqtë tuaj dini t’i paraqisni me të tilla ngjyra të errëta, saqë ai që nuk i njeh, thotë ose mendon: ‘Po ku është litari, more, se këta duan shkuar në litar e jo të nderohen siç i nderojnë.” Skënder Luarasi m’u sul gati i papërmbajtur: “Po unë, mor mik, nuk kam miq dhe armiq të Skënder Luarasit. Miqtë dhe armiqtë e mi janë miqtë dhe armiqtë e kombit shqiptar.”. T’ju rrëfehem pas kaq kohësh, për njohjen dhe formimin tim të atëhershëm, këto fjalë më tingëlluan si fodullëk.
Dhe, siç na thotë Shekspiri për Jul Cezarin: “E keqja që ka bërë çdo njeri, i mbetet, / E mira i mbulohet shpesh në varr me kockat”, edhe për Skënder Luarasin, kështu siç mendova unë atëherë, mendonin e pse jo edhe mendojnë ende shumë njerëz të tjerë, të cilët ose nuk e njihnin e nuk e njohin punën e tij, ose u vinte për shtat ta përbuznin qëllimisht dhe ta paraqisnin si një grindavec ordiner që shante poshtë e lart. Kështu ata fshihnin më mirë prapësitë a paaftësinë e tyre në krahasim me Skënder Luarasin, i cili ishte një figurë nga më të pastrat dhe njëkohësisht kishte një bagazh kaq të madh njohurish dhe një aftësi kaq mahnitëse të treguari, saqë Eqrem Çabej do të thoshte për të: “I vetmi njeri që ta ha kohën dhe s’të vjen keq! “
* * *
Por jo gjithmonë ndodh ndër ne që të vihet në jetë fjala e urtë, mos i shiko gunën, por punën. Duke studiuar tërë veprën e Skënder Luarasit, njeriu mbushet me admirim për këtë njeri të penës, jo vetëm sepse ajo është shumë e madhe dhe shumë e larmishme, por mbi të gjitha se është shumë e rëndësishme për kombin tonë. Ai përballoi për vite të tëra punën e tij si mësues dhe më vonë tërë ngarkesën e vet mësimore si çdo pedagog tjetër në universitet dhe njëherazi la prapa një vepër aq të begatë: na bëri hollësisht të njohur jetën e veprën e Migjenit e të Plakut të Vlorës, Ismail Qemalit; studentët tanë e kanë dëgjuar për herë të parë emrin e të madhit Isa Boletini në bankat e universitetit nga Skënder Luarasi, i cili nuk vonoi të botonte edhe një vepër dinjitoze për jetën e veprën e tij. Po kështu emrin e motrave Qiriazi apo të vëllait të tyre, Gjerasim Qiriazit. Gjatë orës së mësimit, duke folur për periudha, autorë e vepra të ndryshme të botës perëndimore, ai ishte i vetmi pedagog që ndalonte krejt befas e na pyeste: E dini ç’ka ndodhur në këtë kohë në Shqipëri?
Barabar, në mos shumë më e rëndësishme, është puna e pedagogut Skënder Luarasi si përkthyes i madh. Duke parë gjendjen e prapambetur feudale të vendit tonë, Skënder Luarasi do të vijonte punën e lënë përgjysmë nga Noli i madh në këtë lëmë. Dhe, ashtu si Noli, edhe Skënder Luarasi kishte një qartësi të madhe botëkuptimore për misionin e përkthyesit. Ai e kishte shumë të qartë se çfarë i duhej e çfarë i shërbente më shumë e më ngutshëm këtij kombi, prandaj do të zgjidhte jo vetëm autorë kolosë, si Shekspirin, Gëten, Shilerin, Bajronin, Lesingun, Xhon Miltonin, Uitmanin, Longfelloun, Kalidasën etj., por edhe do të përkthente veprat më madhore të tyre e më të domosdoshme për Shqipërinë e shqiptarët. Pikërisht për këtë ai nuk do të përkthente poezitë marramendëse të dashurisë nga Hajneja, Gëtja e shumë poetë të tjerë, por do të na vinte së pari në dorë kryeveprat tronditëse të dy kolosëve gjermanë, Gëtes e Shilerit. Dhe këtë punë sa fisnike aq edhe të lodhshme e të përgjegjësishme, do ta niste me një vepër jo vetëm aq të bukur e aq popullore, por edhe që i shkonte fort për shtat Shqipërisë, me “Vilhelm Telin” që vinte nga Zvicra e vogël me një mësim të madh antifeudal, e njëherazi me botëkuptimin historik emancipues shilerian për shoqërinë. Do ta vijonte me kryeveprat e tjera të këtij autori, si “Cubat”, “Intrigë e dashuri” e “Përbetimi i Fjeskos”; do të hidhej te Lesingu e do të përkthente veprën themelore të tij, “Emilia Galotin” dhe “Natani i urtë”. Pastaj do të na jepte kryengritësin e famshëm “Gëci i Berlihingenit” të Gëtes, e kështu me radhë.
Dhe të gjitha këto drama Luarasi do t’i përkthente në mënyrë të përsosur, jo vetëm me besnikëri, por edhe me një gjuhë të zhdërvjellët e të pasur që i bëjnë nder penës së tij dhe i paraqesin autorët e tyre në mënyrë dinjitoze përpara lexuesit shqiptar, do ta bëjnë këtë ta ndiejë thellë madhështinë e këtyre dy gjenive që e ndajnë midis tyre kurorën e mendimtarit e të poetit dhe që e nxorën Gjermaninë nga Mesjeta në kohët moderne.
Dhe vetëm pas këtyre hapave kaq të suksesshëm ai do të guxojë të bëjë hapin më vigan, t’i përvishet kryeveprës së Gëtes, “Faustit”, asaj vepre universale, së cilës pak përkthyes me emër kanë guxuar t’i afrohen e përkthimin e së cilës Fan Noli ynë i famshëm e kishte refuzuar me fjalët: “Për këtë nuk do të më mjaftonte jeta që të njihesha me folklorin gjerman.” Dhe këtë hap Skënder Luarasi e ndërmori me përgjegjësinë e një përkthyesi serioz e të përgatitur më së miri. Ai jo vetëm që i kishte kryer studimet në Austri për letërsi, por edhe kishte mprehur penën e tij tashmë, ishte bërë një përkthyes i njohur që kishte dhënë kaq prova të arrira si një përkthyes i formuar e me shumë përvojë, si njohës i thellë i dy botëve, dy kulturave e dy qytetërimeve, gjerman e shqiptar, dhe i pikëpamjeve të Luterit, Shlaiermaherit e të shumë të tjerëve për mënyrën e përkthimit. Dhe Fausti që na dhuroi Skënder Luarasi, flet shqip, të trondit e të befason, të çon mjeshtërisht në sofrën e pasur e të paarritshme gëtiane. Duke e studiuar me vëmendje këtë vepër shqip, lexuesi arrin në përfundimin se vështirë ta kapërcejë kush dukshëm në të ardhmen, edhe po t’i hyjë përkthimit të saj. Nga ana tjetër, edhe po të ndodhë, kjo nuk do të flasë aspak për mosarritje të Luarasit, po të kemi parasysh se në rusisht ka 35 dhe në italisht mbi 10 përkthime të “Faustit”. E duke u mbrojtur përpara ndonjë kritizeri, që nuk e di se vepra vlerësohet në përgjithësi e jo nisur nga vargje a fjalë të veçanta, ai na thoshte: “Mor zot i mirë! E po unë nuk mund të përkthej me gjuhën zhelemane të një lexuesi ordiner! “
* * *
Mendimet e tij të përparuara demokratike e antimonarkike Skënder Luarasi nuk linte rast pa shfrytëzuar që të na i fuste në gjak dhe të na i nguliste në mendje e në shpirt edhe ne studentëve të vet. Kështu, ai na tregonte se kishte një nderim shumë të madh për Xhon Miltonin, i cili në diskutimin e fortë që ishte bërë, nëse duhej të ekzekutohej apo jo mbreti, atyre që thoshin se do të ishte turp për Anglinë të ekzekutonte një mbret mjekërbardhë, ai u ishte përgjigjur me fjalët e famshme se “nuk është turp për Anglinë t’i presë kokën një mbreti mjekërbardhë, por është turp që nuk ia ka prerë ende”. Dhe kur republika dështoi, - na thoshte Luarasi, - dhe Miltoni u verbua nga puna e tij e madhe në shërbim të republikës, e kur një ditë i biri i mbretit të ekzekutuar e gjeti në udhë dhe u orvat ta vinte në lojë me fjalët: “Kushedi çfarë ke bërë që zoti të ka marrë sytë”, Miltoni që e njohu nga zëri, ia priti flakë për flakë: “Kushedi ç’ka bërë yt atë që Perëndia i mori kokën. “
Skënder Luarasi kishte një sedër jashtëzakonisht të fortë atdhetare. Për këtë flasin jo vetëm artikujt e shumtë e të fuqishëm në mbrojtje të kësaj çështjeje, ndër të tjerë “Dita e flamurit”, më 28 Nëntor 1919, “Kryedita e çdo viti shqiptar”, më 28 Nëntor1928, “Mbi popullsinë e Kosovës”, po atë ditë, dhe sidomos artikulli i tij kundër librit të botuar nga një austriak i panjohur me emrin Fridrih Valish - “Shqipëria shtet i ri” e shumë të tjerë, por për këtë flet edhe çdo gjest i këtij patrioti të madh. Tregonte se njëherë, gjatë një diskutimi të nxehtë me djemtë shqiptarë që studionin në Austri, Eqrem Çabej e kishte ndier veten të fyer prej tij dhe e kishte thirrur në duel. Ishin vendosur sekundantët dhe ishte rregulluar gjithçka që dueli të bëhej në Hungari, pasi në Austri nuk lejohej. Ditën e duelit aty kishte shkuar edhe i njohuri Qemal Butka, i cili i kishte qortuar pak a shumë me këto fjalë: “ǒbëni, more! Shqipëria ju ka bij e shpresë, ju ka dërguar me një mijë sakrifica që të studioni dhe t’i bëheni krahë e ta ndihmoni në përparimin e saj drejt qytetërimit dhe jo të merreni me vepra të tilla! “ Mjaftoi përmendja e emrit të Shqipërisë dhe ata jo vetëm që nuk e bënë duelin, por u pajtuan që aty dhe e kujtonin atë ngjarje vetëm për humor.
Një herë tjetër, i riu Skënder Luarasi u nis nga Austria për të ardhur në Shqipëri që të luftonte kundër Zogut. Kur hipi në anije në Trieste, një zonjë që e pyeti se nga ishte dhe që mori vesh se ishte shqiptar, filloi të shante Zogun e t’i thoshte Luarasit: “ǒe keni atë mbret anadollak ju!” Skënder Luarasi, i cili mendonte se mbretin e tij kishin të drejtë ta shanin dhe ta luftonin shqiptarët, por jo të huajt, iu turr zonjës dhe filloi ta mbronte mbretin, kundër të cilit ishte nisur të luftonte. Mendoj se është një mësim shumë kuptimplotë për këdo se si duhet mbrojtur me fanatizëm gjithçka kombëtare përballë përbuzjeve të të huajve. Është shembull për t’u ndjekur edhe nga politikanët tanë të sotëm, të cilët shkojnë dyerve të Europës dhe nuk lënë gjë pa thënë kundër njëri-tjetrit. Harrohet se problemet zgjidhen këtu, në Shqipëri dhe jo jashtë saj.
Luarasi kishte edhe një zemër çuditërisht të ndjeshme. Duke na komentuar në klasë momentin, kur Makdafi merr lajmin e hidhur të vrasjes së fëmijëve dhe të gruas së tij nga Makbethi, ai na e lexonte atë pjesë duke i rrjedhur lotët faqeve fare pa druajtje para nesh. Atëherë dhe disa herë më vonë në biseda me të, duke soditur fytyrën e tij plot shprehësi e duke dëgjuar dridhjet e ngjyresat e zërit të tij, kam menduar se te Luarasi kishim fituar një pedagog të shquar, por edhe kishim humbur një aktor të rrallë.
Duke e vështruar në tërësi jetën e veprën e Skënder Luarasit, del se ai është para së gjithash një shqiptar i madh dhe një përkthyes nga më të shquarit. Te ne kanë dalë ndërkaq disa përkthyes të apasionuar të letërsisë gjermane, por Skënder Luarasi, bashkë me ndonjë tjetër si Robert Shvarci, mbetet, siç thotë kënga popullore, njëzet e pesë kalorë, dhëndëri vezir mbi ta.
30 Nentor 2008