Aksidentet, dy të vdekur dhe katër të plagosur dje
Dy persona kanë mbetur të vdekur ndërsa katër të tjerë janë plagosur në tre aksidente automobilistike të ndodhura gjatë 24 orëve të së dielës në Durrës, Lushnjë, Fushë-Krujë dhe Elbasan.
Aksidenti i parë i rëndë ndodhi mesditën e së dielës në unazën e qytetit bregdetar të Durrësit, pranë mbikalimit të Shkozetit. Mexhide Xhahuri, 50 vjeçe nga Yzberishti i Tiranës ka mbetur e vdekur në vend pas përplasjes nga një motoçikletë që lëvizte me shpejtësi në rrugën e unazës, pranë zonës informale të ish-kënetës. Nga përplasja me këmbësoren është aksidentuar edhe drejtuesi i motorit tip "Yamaha" pa targa, 21 vjeçari Elton Tuci nga fshati Shënavlash, si dhe Ilir Dama, 24 vjeç nga Lushnja. Dama ishte pasagjer në motorin e mikut të tij, Tuci. Të dy janë në spitalin rajonal të Durrësit ku po mjekohen për plagët e marra. Burimet spitalore bënë të ditur se të rinjtë janë jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që ndaj Tucit do të merret masa e ndalimit për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor me pasoja për jetën.
Aksidenti tjetër i rëndë ndodhi në rrugën Lushnjë-Berat, në afërsi të fshatit Fiershegan. Një 26-vjeçar nga Lushnja ka gjetur vdekjen, pasi motoçikleta me të cilën udhëtonte u godit nga një furgon pasagjerësh. Aksidenti tragjik ka ndodhur në orën 16:20 të ditës së djeshme. Policia e Lushnjës saktësoi se Vilajet Gjoshi, 26 vjeç, lindur e banues në fshatin Fiershegan të komunës me të njëjtën emër ka qenë duke drejtuar motoçikletën e tij të tipit "Yamaha" pa targa. Ai ka qenë në kahun e saktë të drejtimit të mjetit dhe ndërsa do të merrte kthesën për të hyrë në fshat nëpërmjet një rruge rurale është përplasur me një furgon taksi që drejtohej nga Dhimitër Nezha. 26-vjeçari ka pësuar dëmtime të rënda nga përplasja dhe pavarësisht transportimit të shpejtë për në spitalin e Lushnjës, nuk ka mundur të mbijetojë. Policia ka arrestuar për këtë ngjarje shoferin Dhimitër Nezha, i cili akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Një aksident tjetër ka ndodhur pasditen e djeshme aksin rrugor Fushë-Krujë - Tiranë, në afërsi të Niklës. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur rënde dy persona. Një "Mercedes" me targa të Laçit që udhëtonte në drejtim të Tiranës, duke tentuar parakalimin është përplasur me një tjetër "Mercedes" me targa të Tiranës dhe si pasojë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Sipas policisë, shpejtësia tej normave të lejuara nga drejtuesi i mjetit me targa të Laçit ka qenë shkak i këtij aksidenti. Të lënduarit, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur deri në mbrëmje, janë dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak të Tiranës ku ndodhen në gjendje të rëndë.