Shkodër, konflikti i përgjakshëm pas refuzimit të një fejese
Një person i shpallur në kërkim si bashkautor në një vrasje të kryer një vit më parë është vetëdorëzuar dje paradite në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër. Ai është 24-vjeçari Besmir Dhampiraj, banues në fshatin Shtoj i Ri të Shkodrës. Sipas policisë, Besmir Dhampiraj akuzohet se mëngjesin e 6 shtatorit të vitit 2008, në bashkëpunim me vëllain e tij, Ermal Dhampiraj, kanë vrarë me armë zjarri shtetasin Hysni Shpuza, në tregun e fruta-perimeve në periferi të Shkodrës. Ndaj Besmir Dhampirajt rëndojnë akuzat e "Vrasjes me paramendim e kryer në bashkëpunim" dhe "Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake".
Vrasja e 6 shtatorit 2008 ishte një ndër episodet e përgjakshme të një konflikti që lindi në vitin 2005 mes familjeve Shpuza e Dhampiraj. Gjithçka ka nisur me një histori dashurie në vitin 2005, kur djali i madh i familjes Dhampiraj, Alberti, kërkoi të fejohej me vajzën e familjes Shpuza, për të cilën pretendonte se kishte një lidhje dashurore prej disa vitesh. Familja Shpuza refuzoi t‘i jepte vajzën Albertit dhe më 13 prill të vitit 2005 rreth orës 19:30 tentohet të vritet Hysni Shpuza, babai i vajzës, i cili i shpëtoi atentatit. Për këtë ngjarje policia ngriti dyshimet mbi vëllezërit Dhampiraj. Më pas, më 10 korrik të vitit 2006, Alberti së bashku me vëllezërit Ermal dhe Bledar Dhampiraj qëlluan me armë zjarri xhaxhain e vajzës me të cilën donte të fejohej Alberti. Vëllezërit Dhampiraj u bënë më vonë personat më të kërkuar nga policia e Shkodrës, pasi Alberti së bashku me vëllain e tij Ermalin, morën vajzën e Hysni Shpuzës dhe u larguan, duke dërguar atë në disa zona të thella malore drejt rrugës së Dukagjinit. Policia ndërmori mëngjesin 19 korrikut 2006 një operacion në shkallë të gjerë të mbështetur dhe nga ajri me helikopter. Por dy vëllezërit bënë rezistencë duke qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të policisë dhe arritën të ikin duke e lënë të lirë vajzën. Në një hark kohor prej dy muajsh, shtator-tetor 2006, policia e Shkodrës arriti të prangosë tre vëllezërit Albert, Ermal dhe Bledar Dhampiraj në akuzat e vrasjes së mbetur në tentativë, plagosjes, rrëmbim personi, tentativë vrasjeje ndaj forcave të policisë dhe armëmbajtje pa leje. Albert Dhampiraj u dënua me katër vite burg, Ermal Dhampiraj me dy vjet e gjysmë burg ndërsa Bledar Dhampiraj doli i pafajshëm. Por ende pa i bërë dy vite burg, Ermal Dhampiraj doli nga burgu. Së bashku me Besmirin, ai organizoi vrasjen e Hysni Shpuzës.
Dy muaj pas vrasjes së Hysni Shpuzës, më 1 nëntor 2008, nipi i tij, 24-vjeçari Izmir Shpuza tentoi të vriste në qendër të Shkodrës, Bledar Dhampirajn, duke e qëlluar disa herë me pistoletë, por pa e shënjestruar. Izmir Shpuza u arrestua pak minuta pas ngjarjes dhe po vuan dënimin për tentativë vrasjeje.
Konflikti mes dy familjeve ishte acaruar aq keq saqë dukej e sigurt se dikush do të vritej, vetëm se nuk dihej kush dhe kur. Megjithatë, organet e policisë dhe drejtësisë e trajtuan çështjen me shumë butësi, derisa në shtator të vitit të shkuar vrasja e paralajmëruar ndodhi.