Krimet ne Siri Zhupe Autoritetet do pergjigjen

Autoritetet siriane duhet të përgjigjen për krime kundër njerëzimit të kryera përmes shtypjes së dhunshme të protestave antiqeveritare, ka thënë ministry i Jashtëm francez, Alen Zhupe. Ai ka folur në Këshillin e Marrëdhënieve me Jashtë ndërsa ndodhet në Nju Jork për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së PËrgjithshme të OKB-së.
Presidenti Bashar AL Asad nuk ndalet në dhunën e përdorur për shtypjen e protestave që kërkojnë largimin e tij nga pushteti. OKB njoftoi se numri I viktimave që nga nisja e protestave tashmë ka shkuar në 2700 persona. Assad përballet me zemërimin e Perëndimit dhe me një retorikë të ashpërsuar nga Turqia, mirëpo kundërshtimi rus nuk e mundëson një reagim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Juli Prifti