E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqia nis kërkimet për naftë në Detin Mesdhe

Nga Express më 20 shtator 2011 në ora 12:11

Turqia theksoi se do të fillojë kërkimet për naftë dhe gaz në detin e Mesdheut që këtë javë, pasi Qiproja nuk e përfilli paralajmërimin e Turqisë dhe filloi shpimet në det për naftë.

Kryeministri turk, Rejjep Tayib Erdogan, tha se ushtria turke do të përdorë mjetet e saj ushtarake, për të vëzhguar gjatë gjithë kohës zhvillimet në pjesën lindore të Mesdheut.

Më parë, edhe ministri i Energjetikës, Taner Illdiz, kishte thënë se forcat detare do të shoqëronin operacionet për kërkimin e naftës e gazit në det.

Komentet e tyre bëhen pasi ministri qipriot i Energjetikës, Solon Kassinis, njoftoi se firma amerikane Noble Energy kishte filluar shpimin në jug të ishullit, në zonën ekonomike ekskluzive të Qipros, në afërsi të ujërave izraelite.

Qiproja ia dha kontratën për shpim firmës Noble Energy, e cila vepron në brigjet izraelite që prej vitit 1998.

Turqia nuk e njeh Qipron, e cila është ndarë që nga viti 1974 në pjesën veriore të kontrolluar nga Turqia dhe në pjesën jugore të kontrolluar nga Greqia.

Muajin e kaluar qeveria greke e Qipros njoftoi se po planifikonte të fillonte kërkimet për naftë në ujerat e ishullit.

Turqia tha se qeveria e Qipros nuk ka juridiksion dhe kërkoi ndërprerjen e shpimeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›